• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Operacion antidrogë në Peqin, kapet sasi e madhe kanabisi

Lajme, Të fundit



Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit. Burime paraprake flasin për rreth 200 kg kanabis të sekuestruar, por lënda narkotike është duke u peshuar në komisariat e Peqinit.

Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte në proces tharje. Hetimet kishin nisur prej kohësh ndërsa droga u gjet në një shtëpi të pabanuar. Flitet për një person të arrestuar, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *