Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit. Burime paraprake flasin për rreth 200 kg kanabis të sekuestruar, por lënda narkotike është duke u peshuar në komisariat e Peqinit.
Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte në proces tharje. Hetimet kishin nisur prej kohësh ndërsa droga u gjet në një shtëpi të pabanuar. Flitet për një person të arrestuar, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. ©LAPSI.al
Mos i ka ndodhe ndonje gje Gazetarit bankier Fred Pezes,mor amani?