• |
ide | kryesore

Sherr masiv në burgun e Rrogozhinës, një i dënuar në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Një sherr masiv ka ndodhur mes të paktën 6 të dënuarve në burgun e Rrogozhinës pasditen e kësaj të marte. Burime nga policia thanë për lapsi.al se për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

I plagosuri për të cilin jepet vetem mbiemri Bajrami është një i dënuar i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Të njëjtat burime thanë se ngjarja ai është dhunuar nga i dënuari Endrit Goga i cili kishte me vete edhe 4 persona të tjerë. Sherri ka ndodhur në ambientet e palestrës së burgut.

Ende mbeten të panjohur motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende identitetin e të dënuarit që ka mbetur i plagosur. Edhe personat e tjerë të përfshirë në sherr kanë marrë lëndime që janë mjekuar në spitalin e burgut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *