• |
ide | kryesore

VIDEO/ Alarm për bombë në makinën e një gjyqtari në Korçë

Lajme, Të fundit



Një telefonatë ka shkaktuar alarm të rremë në Korçë për vënien e një bombe në makinën e një gjyqtari të Gjykatës së qytetit juglindor.

Nga informacionet që vijnë nga terreni, mësohet se bëhet fjalë për gjyqtarin Markelian Kuqo, i cili është njoftuar përmes një telefonate se në automjetin në zotërim të tij ishte vendosur një bombë.

Policia i është drejtuar menjëherë vendngjarjes për të kontrolluar automjetin, ku nuk ka gjetur lëndë shpërthyese, përkundër paralajmërimit që i është bërë gjyqtarit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10. Makina e gjyqtarit gjendej e parkuar në parkimin e Gjykatës.

Emri i gjyqtarit Kuqo u lakua në shkurt të këtij viti pasi dha vendimin për lirimin me kusht të Gert Gjinararit, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *