• |
ide | kryesore

Detaje nga alarmi për bombë, gjyqtari Kuqo u telefonua nga burgu i Drenovës

Lajme, Të fundit



Janë zbuluar detaje të reja në lidhje telefonatën që ka përhapur alarmin e rremë për vënien e një bombe në automjetin e gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Markelian Kuqo.

Mësohet se telefonata është bërë nga burgu i Drenovës, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.

Burime nga burgu i Drenovës kanë bërë me dije për “Ballkan Web” se bëhet fjalë për një person ndaj të cilit është vendosur masa “mjekim i detyruar”.

Ndërkohë, nga verifikimet e grupit hetimor, personi në fjalë nuk rezulton të paraqesë rrezikshmëri për gjyqtarin, pasi bëhet fjalë për një alarm të rremë. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *