• |
ide | kryesore

Lobimi në SHBA, zgjaten me 3 muaj hetimet për Lulzim Bashën

Lajme, Të fundit



Prokuroria ka zgjatur me 3 muaj hetimet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për akuzat në lidhje me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, hetimet shtyhen për rrjedhojë edhe ndaj dy zyrtarëve të PD-së, ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi, të cilët së bashku me Bashën janë nën hetim si persona të dyshuar për pastrim parash e falsifikim formularësh në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur në deklarimet e firmës lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners”, rezultonte se ajo kishte marrë pagesa në një shumë prej 675 mijë dollarësh për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Pagesa e parë me një vlerë prej 150 mijë dollarësh mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma “Biniatta Trade LP”, ndërsa dy pagesat e tjera janë bërë nga PD-ja, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës “Muzin”, kryedemokrati Bashaka pranuar vetëm pagesën e 25 mijë dollarëve. Ndërkohë, PD-ja nuk ka pranuar asnjë lidhje me firmën “Biniatta Trade LP”, e cila figuron e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale.

Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për veprat “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë deri ne 10 vite burg.



4 Comments

  1. po e mbajn te hapur ceshtjen e Bashes, qe te mbajn urt Bashen qe te mos nxjerri tipa si Seit Dollapie Sal Lusha dhe te filloj havazin. e shkrepi dhe nje nga fisheket e fundit basha. donte me fut diversionin ne opoziten parlamentare ne menyre qe te pengohej finalizimi i reformes. Bash solisti dogji nje pasuri kombetare, partin e shpreses dhe te ndryshimit, partin demokratike, per interesat e babait spiritual. nga frika dhe tartakuti qe ka kap saleh digjitalin per llogaridhenien e te gjitha krimeve te bera, manikini i tij ishte gati ti vinte flaken shqiperis. po amerikanet u tregun me pidhsome, jan gjithmon dy hapa para like floririt dhe bash solistit. reforma nuk eshte e rames, ai ka per ta ngern i pari nga kjo reform. reforma eshte e shqiptareve dhe fale ndihmes se amerikaneve, kjo reform ka per te qen suksesi me i madh i shqiperis pluraliste, do apo sdo piktori, solisti, like floriri apo saleh digjitali.

    1. Po t’i vesh edhe ndonje pike a presje ligjerimit tend prej orangutangu, mbase te pranojne celjen e negociatave me Afriken!

  2. Shpresa e vetme o lulu jane shpellaret dhe shurranjoset qe te rrine pas bythe gjate dites,por dhe kopil je nuk I le pa gje I dhjet ndonjehere qe keta te ushqehen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *