• |
ide | kryesore

Mateus Frroku nis një romancë të re

Paparazzi, Slider



Në fund të vitit që lamë pas, këngëtari i njohur Mateus Frroku i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me të fejuarën e tij.

Gjatë intervistave, ai rrëfeu se ishte i prekur nga ndarja dhe po ndiente boshllëk, mirëpo u shpreh i bindur se diçka e re do të vinte në jetën e tij.

Një vit pas ndarjes, duket se Mateusi ka arritur ta marrë veten dhe të nisë sërish një romancë të re.

Ishte Gentian Zenelaj ai që zbuloi në mes të “Dance With Me” se këngëtari ishte lidhur me një vajzë që punon në “Tv Klan”.

“Flitet që ti në Klan me dikë je pleksur. Është e vërtetë? Thashethemet e “Klanit”, të restorantit…”

Mateusi nuk e mohoi këtë lajm, por tha:

“Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë!”, pa dashur të japë më shumë detaje.

Ende nuk dihet se cila është vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit, por po presim ta mësojmë sa më shpejt!



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *