• |
ide | kryesore

Negociatat për qeverinë e re të Kosovës, LDK kërkon 7 ministri, VV ofron vetëm 5

Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dallime sa i përket ministrive që ato do të marrin në drejtim.

LDK-ja ajo, e cila refuzon që këto dy parti që kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, të udhëheqin me numër të barabartë dikasteresh qeveritare, raporton Koha Ditore në Kosovë.

Vota popullore i renditi si subjekte të para partitë kryesore opozitare, të cilat në garën elektorale prezantuan programe jo pak ambicioze dhe premtuan standard të ri qeverisës.

LVV-ja, një subjekt që i përket spektrit të majtë, për herë të parë ka dalë parti e parë për kah numri i votave. Rezultatet preliminare kanë treguar se pro saj ishte 25.5 për qind e trupës votuese. Në anën tjetër, LDK-ja, parti e djathtë, është ranguar e dyta me 24.8 për qind të votave. Ajo në disa mandate ka qenë në pushtet, por vetëm diçka më shumë se dy vjet ka drejtuar Qeverinë.

Përpara zgjedhjeve, kishin dështuar negociatat mes këtyre partive për të garuar si koalicion. Ndërkaq, pak ditë pas mbajtjes së tyre, kanë vënë komunikime zyrtarët më të lartë partiakë dhe kanë deklaruar besimin se do të bashkëqeverisin.

Por, sipas një burimi të besueshëm, në LDK duan që subjekti nga i cili del kryeministri, të ketë 4 ministri më pak sesa partneri i dytë qeverisës.



7 Comments

  1. I buzhale e shikon qe dhe Albini qe I kushtove nje hartim te klases se peste dhe lapsi ta botoje dhe shpellaret ketu te lapsi ta pelqyen,pra ai albini filloje pazaret me ldk,pazarlliu I ri I kosoves ka filluar pazaret

  2. Mund te ma shpjegoj kush pse LDK quhet parti e djathte? Me sa di LDK u themelua nga ish shqiptar qe ishin antare te partise komunistet ne ish Jugosllavise!

  3. Aman vetem mos folloni pazaret mos prishni mrekulline e atyre zgjedhjeve
    Mos ja beni qefin serbit.
    Ne duam te shkelqeni ne qeverisje Jo te filloni pazaret.
    I paemer psé i Shan kaq shume shpellaret Jo per gje po nga jugu Ka shume shpella.dhe Ju po’ su qelb djathi ne lekure te deles nuk e hani.

  4. Shpellare quhen njerzit qe per 30 vjet nuk u bete njerez civil,se per qytetare do ju duhet shume breza,i modhi Q.Mulleti e paraljmeroje,kur shpellaret te zbresin ne qytet,Kombi eshte ne rrezik.

  5. Do ishte mire qe LDK te tregonte se me shume se nr. i posteve, eshte me i rendesishem bashkepunumi per te bere nje shtet ligjor, pa korrupsion e nje shtet per mireqenien e qytetarve te tij. Normal, ai qe ka vota me shume, do kete qofte edhe nje apo dy ministri me shume. Kembemgula per karrike, e zhvlereson imazhin per te cilin eshte e mirepritur znj.Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *