• |
ide | kryesore

Një tjetër deputete e PD tërheq firmën për shkarkimin e Rudina Hajdarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e grupit parlamentar demokrat, Fatjon Dhimitri ka tërhequr firmën për shkarkimin e Rudina Hajdarit, nga detyra si kryetare e grupit.

Letrën e Dhimitrit dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka publikuar Hajdari në facebook. Sipas Dhimitrit një vendim për zëvendësimin e Hajdarit nuk është marrë dhe nëse ky qëndrim vijon mbetet në fuqi ajo dhe pjesëtarë të tjerë do të largohen nga grupi.

Sipas Hajdarit, Korab Lita dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kanë ushtruar presion ndaj deputetëve për të firmosur shkresën për shkarkimin e saj, ndërsa paralajmëron se pamjet filmike të këtij “puçi” do t’i çohen Prokurorisë.

“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”,- shkruan Rudina Hajdari.

Dje (14 tetor 2019), edhe deputeti Halit Valteri tërhoqi firmën duke paraqitur të njëjtin argument si deputetja Fatjona Dhimitri.



2 Comments

  1. EDHE PUPACET NUK MUND TI DREJTOSH ME KAQ SAKTESI .
    EEOFTE PARLAMENTI PLURALIST . RROFSHIN KURVAT E RILINDJES.

  2. Po’ mire ketà qe terheqin firme
    Kane formose ne flete te bardhe se s’ po’ i kuptojme.
    Ky korabi me kujton nje personazh filmi te veshur me pizhame si lekure zebre.,jo se kam ndonje considerate per kete tjetren qe hyri si kot me kot
    Ashtu do Dale prap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *