• |
ide | kryesore

Psg, 40 milionë për talentin e Milan: Leonardo do t’a ketë përsëri me vete

Sport



Që Leonardo është një simpatizant i përhershëm i Paquetà, kjo është demostruar gjithnjë. Ishte pikërisht ai që e solli tek Milan janarin e kaluar, duke rrezikuar fytyrën me këtë bast, në kohën kur dukej se Milan nuk mund ti lejonte vetes një investim të tillë. Por tani ky vlerësim mund të transformohet në një cështje të befasishme merkato, që mund ta kalonte djaloshin tek Paris Saint Germain, pasi vetëm një viti qendrim në kuqezi. Praktikisht, Leonardo është gati të ofrojë 40 milionë euro për Milan, për të marrë në Paris mesfushorin, që është paguar 35 në momentin e kalimit të tij nga Flamengo tek Milan.

Pjesa e parë e sezonit ishte shumë e komplikuar për Paquetà, si për ndonjë problem fizik ashtu edhe për mungesë mirëkuptimi me trajnerin e sapo shkarkuar, Marco Giampaolo. Nga pankina dëgjonte se duhej të ishte më shumë europian se brazilian, një kërkesë që nuk e ka stimuluar lojtarin, i corientuar edhe nga metodat e reja pas një pjese të parë të 2019 shumë pozitive nën drejtimin e Gattuso. Tek Psg, Paquetà do të gjente Neymar e me shumë mundësi do të ndihej edhe më i mbrojtur se tek Milan, pikërisht për raportin e tij me drejtorin sportiv brazilian. Një “po” ose një “jo” e Milan për këtë operacion të mundshëm, varet vetëm nga Pioli. Nëse trajneri i ri do të arrijë të gjejë një zgjidhje taktike për ti dhënë vlerë mesfushorit, Boban e Maldini do të evitonin të humbisnin një thesar. Në të kundërt, 40 milionë është një shumë e mirë, për të ngushëlluar drejtuesit kuqezinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *