• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron dështimin e radhës me hapjen e negociatave: 18 tetori datë e rëndësishme, por në 19 tetor dielli do të lindë sërish

Lajme, Të fundit



Duke hequr një paralele mes britanikëve që tentojnë të largohen nga BE dhe shqiptarëve të etur për tu bërë pjesë e saj, kryeministri Rama shpjegon se pse Europa është pjesë e ëndrrës sonë.

Në konferencën e përbashkët me homologun italian, Rama ju referua historisë së afër të luftës në Kosovës dhe periudhës së errët të komunizmit për të treguar se shqiptarët nuk e ka historinë një film bardh e zi siç e kanë anglezët.

E megjithatë kryeministri tha se 18 tetori është një datë e rëndësishme për ne, por në të gjitha rrethanat me 19 tetor dielli do të lindë sërish dhe përpjekjet e shtetit shqiptar për të përbushur objektivin e integrimit nuk do të ndalen.

Dikush që dëshiron të përfundojë një martesë nuk mund të shërbejë si shembull për të shkurajuar një tjetër që është i dashuruar dhe do të shkojë drejt martesës. Ne jemi në një histori dashurie me Europën dhe nëse britanikët dëshirojnë divorcin me gjithë respektin për ta, nuk na shërben si shembuill për të hequr dorë sepse Europa është një marrëdhënie e fortë që është pjesë e historisë dhe ëndrrës sonë. Për ne Europa është ajo që është për etërit themelues të saj, një hapësirë paqeje dhe sigurie.

Ne vimë nga një epokë jo shumë e largët në kohë ku gjendeshim si Koreja e Veriut të Europës. Kemi njohur dhe luftën me sytë tanë, gjysmë  milioni shqiptarë braktisën shtëpitë e tyre në Kosovë. Mbërritën këtu kur ne ishim të rritur, të pjekur. Historia nuk është një film bardh e zi si anglezët që shohin Churchill bardh e zi. Është rrugëtimi i vetëm jo për Europën, por për ta shndërruar Shqipërinë në një vend europian, shtet të së drejtës, në një demokraci europiane. Nuk po kërkojmë një dhuratë, as lëmoshë. Jemi duke kërkuar atë që na përket, kemi bërë atë çka duhet të bënim dhe që na është kërkuar, jo për tu shndërruar në vend anëtar të BE, por për të hapur këto negociata. Më tej do të tregojmë që jemi të gatshëm për tu shndërruar në anëtar, për tu kontrolluar dhe mbikqyrur në çdo hap që do të hedhim.

Në këtë përsëritje të së njëjtës histori, bëni këtë, këtë dhe atë dhe pastaj shihemi vitin e ardshëm, dhe pastaj po e keni bërë këtë dhe atë, por duhet bërë dhe kjo tjetra. Do të ketë gjithmonë një po dhe ajo që mund të shtrohet para montimit apo krijimit të një alibie. Në këto momente shumë prej vendeve që janë anëtare të BE nëse do të ishin në vendin  tonë do të kishin të njëjtin problem, nuk do të ishin sjellë më mirë. Data 18 është e rëndësishme, por në datë 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur. Nëse nuk do të kemi një po të qartë në 18 nuk do ta marrim parasysh por do të vijojmë. Në fund ky rrugëtim është për ne dhe nuk është se këtë e bëjmë thjesht për Europën”, tha Rama.



14 Comments

  1. Idiot, mos kopjo Obamen me kete shprehjen e diellit .
    Je nje person inferior ndaj cdo shqipetari mbi toke.
    ???

  2. Europes o bandit i ke kallur krupen me droge,krim e azilante !Europa ka standarte e jo rrugaceri qe eshte standarti i nje kryeministri qe eshte ne pushtet nga bandat qe vjedhin vota,dhe nga bashkpunimi me to per te marre e mbajtur pushtetin,satrap !!!Europa nuk te do ty dhe jo shqiperine e shqiptaret,problemi je ti o maskara,e dine qe vjedh,e dine qe abuzon shume me pushtetin,e dine qe vjedh shume dhe nuk mban pergjegjesi per asgje e asnjehere !Kot perpiqesh te bishtnosh si perhere ne raste deshtimesh,duke hequr veten si te ndare nga ky deshtim !Jo,hajdut,jo mashtrues !Ti je fatkeqesi kombetare,tanime kombetare,madje edhe ballkanike !Shpejt do marresh ate qe ke mbjellur e po mbjell,pjelle e mbrapshte e se kaluares kriminale te ketij vendi!

  3. Po shampanja. 4 here re nga kali dhe nuk felliqesh.
    Ok me Leftionin .Ato jane disa nga Aresyet.
    Tradhetove dhe Thacin kur mohove pa pike turpi per kufijte. Bile dhe Batoni ishte habitur me gojen hapur si peshk krap.
    Ik beji freski Vucicit se e beri i derguari i Trumit tend te dashur , me djerse per ceshtjen e Kosoves.

  4. Shume fjalim i shkurter shoku Kumandar!
    Ku i ke fjalimet maratone si ato te armeve kimike? Apo e ke ruajtur per date 19??

  5. You will never get the truth out of a Narcissist. The closest you will ever come is a story that either makes them the victim or the hero, but never the villain.

  6. U bënë 3 vjet që na mashtron duke na thënë se negociatat u hapën dhe i festonte me shampanjë dhe tam-tame plot bujë. Dekorojmë ata që na gënjejnë nga Brukseli , edhe pse negociatat nuk hapen, por ndihemi të lumtur në këtë kor gënjeshtrash. Edhe ky rast mund të quhet mashtrim, pasi prisnim të bënte siç e kishte zakon sh. Ramë. Ndoshta e ka kuptuar se gënjeshtra nuk shitet më dhe se nuk e beson njeri, qofshin këta edhe nderkombëtarët e korruptuar e më të padënjë për t’i quajtur kështu si puna e atij që na tregon gishtin e mezit apo të tjerëve që thonë me paturpësi se i kemi bërë detyrat, se e meritojmë, se vetingu po ecën siç e donte dhe e parashikonte Sorrosi etj., etj. Veting- shkatrrimi, meqë s’paska ndodhur gjetiu, na bën krenar, kur kjo merret edhe si meritë, gjoja , e nderkombëtarëve. Dhe Rama e ka shpikur justifikimin edhe për këtë rast: Ne jemi në rregull, por Evropa nuk është gati, ajo duhet të vijë në nivelin tonë që të bëhemi shokë. Dielli do të lind përsëri dhe është fat i madh që ai do të vazhdojë të lind nga Lindja dhe jo perendimi siç duan të na bindin disa. Çdo e keqe e paska edhe një të mirë ose disa të mira siç janë: Erdogani, Putini dhe vende të tjera që na duan aq shumë nga Lindja.

  7. Shkruajini BE ne te gjitha gjuhet e saj qe ne Shqiperi njerzit e shtreses se mesem e blejne buke me liste.

    Shkruajini BE se nga burgjet shqiptare urdherohet shteti Shqiptar per te bere eleminime me list.

    Shkruajini BE se kur ndodh nje fatkeqesi nje pjese e jona turret te vjedhi.

    Shkruajni BE se ne Shqiperi maskat jane ne mode dhe vjedhin njerzit e moshes se trete

    Shkruajuni BE se ne Shqiperi nuk zhvillohet vendi nga puna e ndershme dhe taksat por nga oligarkia mafioze e
    ndertimit.

    Shkruajni BE se televizionet publike nuk jane ne sherbim te qytetarit por ne sherbim te socialisteve pasi jane prone e tyre dhe dizinformojne publikun kur ndodhin helmime, permbytje apo dogma politike e sociale.

    Shkruajni BE se per te mbuluar realitetin, ne Shqiperi M***t i hedhin vello dhe ta shesin per mirqenje dhe reklame.

    Shkruajni BE se ka mungese te theksuar edukate qytetarie, edukate sociale, arsimi, profesioni.

    Shkruajni BE se duhet te kene frike nga druri shtrember qe prish gjithe stiven.

    Shkruajni BE se shumica e Shqiptareve kane probleme psiqike dhe ne cdo moment pas nje perplasje fizike te rrezikohet jeta.

    Shkruajni BE se Shqiperia nga nje shtet pa leke kur ndodh rrotacioni politik me njehere arka i mbushet plot jo nga taksat por nga hashashi.

    Shkruajni BE se 10% e te pasurve me pushtet politik nuk paguajne asnje takse, asnje detyrim shteti dhe shteti per te mbushur xhepin e tije te shpuar vjedh njerzit me taksa abuzive.

    Shkruajni BE se njerzit me aftesi te kufizuar vidhen nga pushtetare dhe sherbyes te shtetit hajdut.

    Shkruajni BE qe Shqiperia nuk e meriton as sot as mot te hyje ne BE, pas 200 vjetesh mbase eshte OK.

    Shkruajni BE se ne Shqiperi punsohesh me orientim politik dhe njerzit futen ne shtet per te vjedhur shtetin dhe Shqiperine.

    Shkruajini BE se ne Shqiperi presin e masakrojne pyje per interesa personale apo sabotime te llojeve te ndryshme.

    SHQIPERIA NE BE? NOWAY!

    PS me rrenat e saj ti bej shurren cdo socialisti te ndershem apo te pandershem pasi nuk eshte mbushur akoma kupa e merituar.

  8. O shurranjose nuk mund te shkoni ne Europe ju qe nuk laheni nga zhuli salihist,nuk ka Europe me zhulsa,shurranjose,shpellare,e tregojne kete komentet e ketyre shurrsave,salihun nuk e afronte njeri ne bruksel se vinte ere komunisti serb,e zhul vicidoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *