• |
ide | kryesore

Reja, njeriu që i ktheu dinjitetin e humbur kuqezinjve: dy rekorde historike në 1 muaj

F1, Sport



Një karton i verdhë në pankinë, me rezultatin 0-3 në favor të skuadrës së tij tregon shumë për karizmën e një trajneri, që kërkon gjithë perfeksionin. Në Moldavi Edy Reja vendosi rekordin e dytë historik për kuqezinjtë në harkun e një muaji: fiksoi numrin e golave më të lartë të shënuar nga kuqezinjtë me 4-2 kundër Islandës dhe në Moldavi regjistroi fitoren më të thellë që Shqipëria kishte arritur ndonjëherë në kualifikuese. Por me dëshirën e atij që protagonizmin e ndan me të tjerët, suksesin ia vesh atyre lojtarëve që luajnë edhe për të, pranojnë ndonjëherë edhe zgjedhje që janë të vështira.

I qetë zakonisht, nervoz kur duhet, italiani eci në dy korsi paralele, që kur mori pankinën kuqezi, duke marrë rezultate të njëjta. Kërkohej rikthimi i karakterit një skuadre që e kishte humbur në kohën e Panucci, njëkohësish duhej freski e kualitet në organik. E thënë e bërë. Reja debutoi me humbje vërtetë, por në transfertë me Islandën, por në shtëpi e ktheu pikë force, ndërtoi një bosht me përfshirjen e Dermakut, Bares, Gjasulës e Manajt, i gatshëm të përgjigjej edhe mbi sakrificat që bëri.

E të gjithë këtë e shpërfaqi pasi u kryqëzua për disfatën me Francën, që si u shpreh vetë e flijoi qëllimisht, për të bërë tre performancat nga më të mirat gjithnjë të Shqipërisë. Atë kundër Turqisë të vjen të rëndë ta quash humbje, për mënyrën si luajtëm e për mënyrën si pësuam. Insistoi në një modul lojë që bëri skeptikë më shumë edhe se për moshën e 74 vjeçarit, por në fund i tregoi të gjithëse se me më shumë se 1000 ndeshje në pankinë është i aftë të bëjë diferencën në mendim e komunikim, duke i fiksuar tashmë tifozëve një emër të ri në mendje, e që për të parën herë nuk është De Biasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *