• |
ide | kryesore

Rekordmeni Ronaldo: penalltia e humbjes që futet në histori

Sport, Video



CR7 është tani CR700, loja e fjalëve është e thjeshtë, por rrugëtimi është i gjatë e entuziazmues. Me atë të shënuar kundër Ukrainës me penallti (numri 113 nga pika e bardhë) me fanellën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo u konfirmua në mitin e futbollit, duke arritur një kufi impresionues: 700 gola mes profesionistëve nga 2002 deri më sot, në 974 ndeshje. Një kuotë e rezervuar vetëm për pak të përzgjedhur të këtij sporti.

Duke nisur nga debutimi me fanellën e Sporting Clube, Ronaldo ka shënuar kudo, duke shpërndarë gola në 21 kompeticione të ndryshme, gjithnjë si protagonist. Ajo kundër Ukrainës ishte goli numër 95 me Portugalinë, e 113 me penallti. Në karrierë CR7 ka realizuar 64% të golave me fanellën e Real Madrid (450) që i shtohen atyre pesë me Sporting Clube, 118 me fanellën e Manchester United e 32 deri tani të realizuara me Juventus. Për një ide më të qartë se si janë shënuar 700 golat e Ronaldos: e preferuar e djathta me 441 gola, 129 me të majtën, 127 me kokë e 2 me fat…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *