• |
ide | kryesore

Shpërblimet e fundvitit/ Pensionistët rrezikojnë të mos përfitojnë shtesën e dhjetorit

Lajme, Të fundit



Ministria e Financave nuk ka përgatitur ende një fond të posaçëm për kategorinë e pensionistëve, që ndryshe nga vitet e mëparshme nuk kanë garanci për marrjen e një shpërblimi monetar me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Ekonomisë në lidhje me buxhetin e vitit 2019, pas ndryshimeve për shkak të tërmetit, ministrja e Financave, Anila Denaj, u shpreh se do të shihet ecuria e treguesve ekonomikë deri në muajin dhjetor për të vlerësuar mundësinë e një shpërblimi.

Sigurisht që MF do analizojë kërkesën e bërë nga ky komision. Kjo kërkesë ka ardhur më vonë sesa ky akt normative është përpunuar. Ne do shikojmë të gjithë vlerësimet të cilat kanë të bëjnë me zërat e shpenzimeve dhe në muajt në vijim në cdo mundësi të parë për ta alokuar këtë fond do ta shikojmë të mundur por kjo është pjesë e një analize të tremujorshit të ardhshëm dhe është shumë e parakohshme për të thënë sot që do ta marrim parasysh. Kjo në bazë Të performancës së treguesve kjo do të ketë edhe një vëmëndje më të shtuar.” -tha Denaj.

Shpërblimi monetar i fundvitit i adresohet edhe familjeve me ndihmë ekonomike, si edhe personave me trajtim financiar të veçantë. ©Lapsi.al

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *