• |
ide | kryesore

Shtypi francez: Parisi vë sot veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Arkiva, Kryesore



Pak përpara se të vendoset për nisjen e negociatave të pranimit në BE me shtetet ballkanike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Franca ka përforcuar planet e saj për veton. Në një takim të posaçëm të ambasadorëve të BE, pala franceze e ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin as për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, njoftuan diplomatët të hënën në mbrëmje në Luksemburg.

Franca pritet të vërë sot veton për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Gazeta franceze Les Echos njofton qëndrimin që do të mbajë sot ministrja për Europën, Amélie de Montchalin (foto lart), në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Luksemburg.

Sipas artikullit kjo do të ndodhë pavarësisht nga letra që drejtuesit e BE, parlamentit europoan dhe komisionit i drejtuan vendeve anëtare ku kërkohej drita jeshile për dy vendet. Sipas shkrimit, Maqedonia ka pengesë vetëm Francën ndërsa kundër Shqipërisë janë edhe Holanda, Daimarka dhe Spanja.

Qëndrimi i Francës bazohet në dy paika: as këto vende nuk janë gati, as BE nuk është e gatshme për zgjerim.

Qeveria në Paris e konsideron përparimin e deritanishëm të reformave në të dy vendet si të pamjaftueshëm dhe kërkon gjithashtu një reformë themelore në procesin e zgjerimit si një parakusht për miratimin.

Vendimi final për nisjen e negociatave do të merret të martën në ministerialin e BE në Luksemburg. Nëse Franca vendos veton aty, çështja pritet të ndezë diskutime të enjten në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Puna më me mend që mund të bënte presidenti Macron, është që të vendoste si presidencë heqjen e titullit “Kalorës i legjionit të nderit” që i dha paraardhësi i tij Holland Ramës, e duke vlerësuar etjen e shqiptarëve për demokraci e për hyrjen në BE, të vendoste që edhe ky popull i vuajtur nga padrejtësitë e diktatura staliniste e sistemit socialist, të ndihmohet në realizimin e aspiratës së tij.
    Qe ka vërtetë nevojë të “reformohet” edhe BE, këtë e dinë edhe shqiptarët, por pjesë e këtij reformimi duhet të jetë që BE të mos i mohojë popullit shqiptar të drejtën për të qene pjesë e bashkësisë europiane, i çelja e negociatave duhet të shoqërohet hapur edhe me kushte që përputhen me kërkesat e shqiptarëve, për një qeverisje të pa korruptuar.
    Nuk e ka gjetur asnjë e keqe, asnjë shtet europian perëndimor, që të bëjë zgjedhje të parakohëshme për të ndryshuar qeverisje që krijon pakënaqësira në popull e jo më një qeverisje që bashkëpunon me bandat mafioze të trafikut të drogës.
    Ndihma më e madhe që mund ti jepte BE Shqipërisë, do të ishte kërkesa e sinqertë dhe e hapur që të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme, duke marë përsipër që ti paguaj vetë shpenzimet e zgjedhjeve e kontrollin e tyre.
    Kjo do të përbënte edhe një hap për reformimin e BE në ndihmë të një vendi antar të NATO-s.

  2. europa si kurv plak vazhdon akoma me mentalitetin e konferences se londres. historikisht na ka par si kafsh dhe si qytetar te kategoris se dyte. deshira per tiu bashkuar familjes europiane nuk ka munguar kurre, po problemi eshte se keta nuk kan nderment te zgjerohen dhe nuk kan nderment te na shofin si njerez normal neve. kjo nuk varet as nga politika jon, as nga krimi e as nga faktore te tjer qe kan te bejn me detyra shtepia (mjafton te mendoni rumanin dhe bullgarin qe kan tashme shum vjet qe jan ne BE dhe jo per merit te tyre). tashme eshte e qart qe eshte qeshtje politikash te brendeshme te BE. po e thon cop qe nuk ka sens nje zgjerim nqs nuk forcohet nga brenda pasi me brexit europa rrezikon shperberjen. projekti europian po luftohet dhe sulmohet keq nga te gjitha fuqit e medha (usa, kina, rusia) per interesa te pastra supermacie. Po ne gjith kete mish-mash ne shifemi akoma si njerez infierior dhe qytetar te kategoris te dyte nga kontinenti plak dhe kurv. te kapin fort xha Semin se nuk kemi alternativa.

  3. Cfaj ju ka Europa dhe Franca kur ne jemi populli qe gjithmone e gjen fajin tek tjetri dhe kete e kryeson Kadriu jone i madherishem. Kemi 30 vjet “pluralizem” komunist dhe jemi vendnumero. Asnje nuk punon, nje pjese lexon gazetat, te tjeret merren me droge e prostitucion, kemi nje grup njerezish qe e quajne veten politikane por ne fakt jane gjobevenes dhe barone kartelesh kriminale si majtas dhe djathtas., qe rri si pule e lagur dhe vetem kakaris dhe nuk ben asgje dhe akoma e kerkon fajin ke Europa. Nje milet qe e lejne pa drita dhe uje dhe prape e fusin ne burg per mospagim faturash. Dhe prape fajin na e ka Europa kur rrime si dele dhe durojme arrogancen dhe talljen e nje njeriu bastard

  4. Nuk hyet ne Europe,me te lutura,por me pune,sepse anetaresimi ne BE,duhet te kete minimumi barazi ne mes te barabarteve.,ne cdo drejtim.A jemi ne ,ne ate nivel? Ne po furnizojme europen,bile edhe mbare boten,me drogera,me kriminele,me hajdute ordinere,por teper te frikshen,deri ne krim,me korrupsion (deri sa u korruptua edhe Makroni,nga atletet qe i fali Rama,duke i dhene ketij te fundit titullin e kaloresit.Po te kishte vijuar Rama,do te mund t’a bente Makronin qe te kthente mendje edhe per negociatat,por sic duket nuk ka arritur t’ja rrembeje Metes dekretin,per dhurata te tjera).Ne nuk flasim me njeri tjetrin,por vetem shajme,kritikojme (por nuk pranojme kritika) fyejme dhe bejme xheste karagjozlleqesh edhe ne sallen e Parlamentit,por na vjen keq,kur na ngjyejne me boje.Me nuk leme shtypin te shkruaj mendimet,informacionet,lajmet, e veta,por ja thyejme kamerat,i kercenojme bile edhe me police te veshur civile,dhe i provokojne,por mbi te gjitha kemi padrejtesine me te madhe ne bote,duke mos patur (eleminuar qellimisht qe te vidhet lirish ,bile edhe me VKM) fare drejtesi,mbasi shkaterruam edhe ate pak,qe patem.Dhe i kerkojme edhe llogari europes,pse nuk na futni.Shkoni more legena e futuni ne te s’emes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *