• |
ide | kryesore

“Telefonata erdhi nga grushti kriminal”, flet gjyqtari që u kërcënua me bombë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjyqtari Markeliano Kuqo, që u lajmërua sot për bombë në makinën e tij, ka dhënë mesazhin e parë për ngjarjen, teksa ka dalë nga Gjykata e Korçës.

Jashtë dyerve të gjykatës, Kuqo është shprehur se nuk ka dijeni për ngjarjen, ndërsa ka shtuar se telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut të tij. Mes të tjerash, ai ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtjen e shtetit.

“Jam i qetë. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti”, është shprehur gjyqtari Kuqo.

Gjyqtari është larguar me bashkëshorten nga gjykata, me mjetin e tyre, pasi policia zbuloi që bëhej fjalë për një alarm fals.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

FOTO/ Ngjarja në Korçë, kush është gjyqtari që mori alarmin fals për bombë në makinë 

Detaje nga alarmi për bombë, gjyqtari Kuqo u telefonua nga burgu i Drenovës 



2 Comments

  1. Fol me emra te pervecem dhe jo te pergjithshem ne do te shpetosh koken qe mesa duket ta kane futur ne liste

  2. I pari gjygjtar qe vuri gishtin te plaga qe salihu ka hapur qe para 30vjeteve,dhe ky grusht kriminal udhehiqet nga salih karaxhic berisha me veglat e tij te viteve 92-97 si grori,zyberi,muca qe financohej nga pd e salihut,bravo gjygjtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *