• |
ide | kryesore

Trump kërcënon Turqinë për sulmin ndaj kurdëve/ Mediat: SHBA-ve i mbahen peng 50 bomba bërthamore

Arkiva, Planet

Presidenti amerikan, Donald Trump telefonoi homologun turk, Recep Tayyip Erdogan duke i kërkuar që të ndalojë menjëherë pushtimin në veri të Sirisë.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. Ai tha se do të shkojë në rajon sa më shpejt për të negociuar një armëpushim.

Ky zhvillim vjen pas akuzave të shumta që po i bëhen administratës së Donald Trump se ka tradhtuar kurdët, ish-aleatët e SHBA në luftën kundër Shtetit Islamik. Të gjendur nën sulmin turk, kurdët janë detyruar që të hyjnë në marrëveshje me qeverinë siriane.

Presidenti Trump tha se ka në plan të vendosë sanksione ndaj Turqisë nëse nuk e ndal sulmin. Sipas tij, SHBA mund të anulojë një marrëveshje tregtie prej 100 miliardë dollarësh, do të rrisë tarifat mbi importin e çelikut turk dhe do të ndëshkojë çdo anëtar të qeverisë turke që kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kjo situatë e komplikuar ka nxjerrë në pah një problem tjetër. Sipas gazetës NY Times, qeveria turke po i ndërmerr sulmet nga baza ajrore Incirlik, aty ky Amerika ka të depozituara 50 bomba bërthamore.

Një zyrtar i lartë i tha gazetës së këto armë janë nën kontrollin amerikan, por efektivisht janë ‘peng’ te Erdogan.

SHBA ka 180 bomba të tilla të precizionit të lartë B61-12, të shpërndara nëpër baza aleatësh në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

Mbajtja e bombave në këtë bazë do të ishte e rrezikshme, por edhe heqja prej aty do të sinjalizonte fundin e një aleance ushtarake të rëndësishme për SHBA-në dhe Turqinë.

Erdogan tha në shtator se ai nuk mund të pranojë rregullat ndërkombëtare që nuk i lejojnë Turqisë që të ketë armë bërthamore. Trump e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

2 Comments

  1. lufta interresave ,,ka disa avantazhe dhe disavantazhe,per luajtesit e ketije shahu,1jepfuqit te kufizuar te fuqishemve,,por rrit ,ndergjegjen dhe kuptimin e lojes tek I dobeti,1 fut konkuren c te pandereshme ,rrit antivlerat dhe zvoglon frymarrjen vlerave,ul krijesave kufijt e imunitetit,,dhe bie rendimenti dobive,nga ana tjeter njerzit luftojne per superioritet duke shkaktuar konkurenc gar deri sa tu mbarojne fuqia potenciale mbrojtese dhe ekonomike,pastaj dorzohen njeheresh kaq ka njeriu mundesi dhe kaq ben ,por ne duhet te kemi parasysh dicka ,jemi qenia me e persosur e krijuesit me logjik,dhe mundesi qe zoti I lla ,nuk duhet te bjeme ne pozicionin me te ulet ku logjika e vlerave drejtes arsyes nuk ekziston vetem se logjika e unit ,dhe tjeter ska,,se keshtu kufizohemi shpejt te gjith,cfar do ndollte ,sikur gjith te cohemi per tia hellur tjetrit imponuar grabitur detyruar apo pushtuar tjetrin ,bota do zhdukej automatikisht,vall kete duaam ne ,le ta shohim kush jemi ne si njerez qe dukemi sikur bejme namin ,vall me qe jemi kaq te zgjuar dhe fuqishem superior,ti bejme nje pyetje vetes vall vedjen time e ndaloj dot,,,jo nje termet vullkan ,permbytje,mund ta ndaloj,,jo,nje krijim zgjillje per gjitha problemet qe mund te kem mund ta bej jo,keto jan fuqi per te treguar pushtet ,dhe qe tjeret te vin pas,po cfar do te kishte ndollur ,sikur para ardhesit tane,,ta kishin pasur ket fuqi vall do kishte mbetur ,vend per ne mbi siperfaqen e tokes te ishim me kaq pretendime ,jo kurr sepse ,kjo bote ka pasur pergjat histories se saje burra me te fuqishem ditur urte pasur me pushtet me shum se sejcili prej nesh,po ku jan ,sepse ai qe e krijoj gjithcka keshtu ishte vullneti tije nuk na pyeti ne per krijimin por krijoj sipas vullnetit tije dhe dergoj ullzim per ne qe te ndjehemi mire,behet nje pyetje perderi sa nuk kemi asgje tonen ,dhe nuk dim asgje per gjithcka,si funksionojne dobit zgjilljet ,cila eshte pengesa qe ne perderi sa te drejten te miren e duam per vete dhe padrejtesin e urrejme,perderisa ,gjithcka ne funksionin e zgjilljeve varet tek uniteti formimi angazhimi,cfar na pengon te gjitheve,qe te mos angazhohemi me shum ne ate qe na pret te ardhmen ,se sa te ndalemi me spontanitetin e te shkuares dhe te tashmes interesin personal,kush me thot per zgjilljet e problematikave ,menyren ,me mire,se e thot e drejta haku e verteta,kush mund te bind dike me fjal per zgjillje pa angazhim per problematikat qe kemi dhe kush mund te bind dike qe zgjilljet kan sukses vetem me mashtrim padrejtesi imponim lufte akuza perplasje shkatrrim ,jo vellezer njerzore,kjo nuk ndoll ,nese merr armen dhe qellon kjo quhet vrasje lufte sipas shkalles ,quhet vetmbrojtje sipas te drejtes,e nese me mendje te kthjellet urtesi drejtesi hak tjetrit I jep te drejten qe I takon ,kjo quhet sherbim I paqes nese tjetrin e ndihmon kjo eshte vet zhvillimi paqes ti po ndihmon veten tende,po lumturon shpirtin tend,ka njerez ne kete bote qe projektojn armikun ,jo vellezer kjo vjen nga egoja malle per pushtet dhe para ,armik kemi 1 ky eshte djalli mallkuar qe na nxit per vepra te keqia,dhe sejcili armikun e vetes e ka te vetja unit egoja,sejcili me mendime te mira fjale te mira dhe vepra te mira ndaj tjereve,bene qe tjeret te kene te njejtin qendrim karrshi tije ,dhe me mendime fjale dhe vepra te keqia ndaj tjereve ben qe tjeret ti kundervihen ,dhe pastaj I quan armiq jo vellezer ne miren nga e keqa I malli zot e ka krijuar me shenj ,per ta kuptuar ne qe jan te ndara,jan te kunderta jo te njejta,,prandaj akkoma te vonuar por perseri ne kohe kjo bote liderit ndikues per te dhene mesazhin pozitiv me vepra jo me fjale dhe filluar menjehere marrveshje paqe dhe largim nga padrejtesit, o vllezer o njerez largohuni nga padrejtesia se keshtu do cliroheni nga e keqa sepse e verteta eshte me e embel mire lehte lire pastert qarte dobishme se e paverteta ,nuk e kuptoni eshte e thjeshte ju nuk keni ndjenja ,per te drejtat tuaja,nuk I kerkoni,nuk ju llimbesen ,jeta shendeti,lumturia,begatia,paqa shpetimi ,juaj I keni ,e verteta qe ta pranoni eshte te kujdeseni dhe per tjeret si per veten me politika l;igje veprime,kjo eshte esenca,kete thot zoti por qe te jemi dhe adhurues dhe falnderues ndaj tije kjo eshte dicka personale por te pergjilleshmet arrihen me marrveshje nuk na erdhen gjitha keto te keqia ne mezin njerzor menjehere ,qe duket e ngatrruar gjithcka si e pazgjilleshme, erdhen ngadal por zgjilljet qendrojne,sipas ullzimit zotit me drejtesi hak perms vlerave durimit meshires tolerances faljes hakut,asgje nuk eshte e pa arriteshme nese njerzit angazhohen ne dobi me drejtesi hak unitet mendimi dhe veprimi,un sygjeroj qe akuzat ne mezin njerzore duhet te zbrazen dhe fillojne veten angazhimet ne mendime fjale dhe vepra te mira keshtu do pozicionoheshim per ti shyrbyer kthimit urrejtjes ne dashuri luftes ne paqee problemeve ne zgj illje enderrave njerzore ne shprse dhe jetes ne qartesi dhe gjalleri,paqe siguri shpetim ,vetem keshtu do te terhiqnim mirsit e zotit ne mezin tone me meshiren e tije uroj qe ne mezin njerzore te triumfojne mesazhi I vlersimit ralitetit ndarjes problemit dhe orientimit zgjilljeve me drejtesi hak uroj ,kuptim te drejte ,shendet te plote ,suksese ,angazhim maksimal qe ne mezin njerzore te mbjellim vetem te miren per te gjith perderi sa ate e ndiejme dhe duam sejcili per vetet tona ,respetk per te gjith zoti na ullezofte dhe mundesofte zemrat shpirterat tona derejt te mires shpetimit tone qe kur ti kthehemi ati ishalla te gjith te meshiruar

  2. per aq kohe sa ne bote luhet ,lufta interesave ,dhe nuk ,luhet lufta e te drejtave,boten do ta shohim gjithnje ,si nje ene me uje te vendosur mbi zjarr,e cila valet e tije jua degron te gjitheve per ta ndjere she shijuar deri sa ti pervelojne te gjith,padrejtesia I terheq te gjith drejt fundit vet ,ate kategori njerzore qe jane te prirur pas pushtetit dhe parase,kurse njerzit e thjeshte ngado po e percjellin me llimbje padrejtesin nga pamundesia dhe pafuqia per ta ndryshuar boten per mire ,ishalla zoti mallerishem ,ben ndonje mrekulli dhe ne mezin tone te vijne ulleheqes qe nuk shohin interesin pushtetin paran por ulleheqes te drejte qe shohin dhe japin te drejtat njerzore dhe mbajne barazi ne mezin njerzor ,shpresoj ,mbasi shpresa vdes e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu