• |
ide | kryesore

Turqia e përsërit, përshëndetje ushtarake në Stade de France: lojtari i Boston Kanter sulmon Erdogan

Sport



Futbollistët e kombëtares turke e bënë përsëri. Për të festuar barazimin kundër Francës, shumë lojtarë të skuadrës i janë drejtuar tifozëve të tyre me përshëndetjen ushtarake, në mbështetje të Erdogan e ushtarëve të impenjuar në ofensivën kundër kurdve në Siri. Ndodhi të premten në ndeshjen kundër Shqipërisë, me një gjest që shkaktoi shumë polemika e u përsërit në Stade de France, ku fjalët e Calhanoglu nuk lanë më asnjë hije dyshimi: “Mbështesim 100% kombin tonë”.

Prej 5 vjetësh Enes Kanter është simboli i sportit kundër Recep Tayyip Erdogan. Futbollisti i Boston Celtics që ka rrezikuar disa herë të arrestohet ka delaruar pozicionin e tij në një postim në rrjetet sociale: “Nuk i shoh e nuk flas me prindërit e mi prej 5 vjetësh. Kanë burgosur tim atë. Vëllezërit e mi nuk arrijnë të gjejnë punë. Pasaporta më është hequr. Ka një urdhër arresti ndërkombëtar për mua. Familja ime nuk mund të largohet nga vendi. Cdo ditë marr kërcënime për vdekje. Jam i sulmuar, tentuan të më grabisnin në Indonezi. LIRIA NUK ËSHTË FALAS”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *