• |
ide | kryesore

Zbulohet i burgosuri që vuri alarmin për bombë në makinën e gjyqtarit

Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo. Ai është Neim Behari, 34-vjeç nga Lapardhaja e Beratit, i cili aktualisht vuan dënimin në Burgun e Drenovës për vrasje.

Behari është dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e një taksisti në vitin 2005. Vendimi ndaj tij u mor me 21 janar të 2010 nga Gjykata e Fierit, por gjyqi zgjati disa vite për shkak se gjendja mendore e Beharit nuk ishte e mirë. Ai ka qenë i shtruar edhe në psikiatri.

Në fillim ka qenë gjyqtari Markelian Kuqo, i cili ka marrë një telefonatë anonime, ku i thuhej se në makinën e tij është vendosur një bombë. Ai menjëherë ka lajmëruar Policinë, e cila ka kontrolluar mjetin e gjyqtarit. Automjeti ka qenë i parkuar pranë gjykatës së Korçës, dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *