• |
ide | kryesore

Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve

Lajme, Të fundit



Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri, ka njoftuar këtë të mërkurë se, në Tiranë ditën e dielë në orën 19:00, do të zhvillohet një festë për fitoren e “VV” në zgjedhjet e Kosovës.

I ftuar nderi do të jetë vetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti. Festa do të mbahet në afërsi të zonës pedonale në qendër, ku Kurti do të mbajë dhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Njoftimi i qendrës në Shqipëri:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”.



2 Comments

  1. Te ngrihen gjithe Shqiptaret dhe te shkojme e ta pershendesim.

    E vetmja menyre per te treguar se populli Shqiptar e injoron totalisht dhe nuk e njeh politiken e zagareve si Rames, Mones, Bashes, Berishes, Metes.

  2. Albini eshte kryeministri yne. Ne keshtu e kemi quajtur ketu e 10 vjet te shkuara. Dhe do vazhdojme ta konsiderojme te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *