• |
ide | kryesore

Angelina Jolie pjesë e klipit të Bebe Rexhës

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha ka publikuar videoklipin e ri për këngën  “You Can’t Stop the Girl”.

Kënga e re është kolona zanore për filmin e ardhshëm të Disney-t, “Maleficent”: Mistress of Evil.

Drejtuar nga regjisorja Sophie Muller, klipi ndërthur mesazhin për fuqizimin e femrës.

Vetë Bebe Rexha shfaqet me një grup  femrash të forta që enden nëpër peisazhin përrallor të filmit – së bashku me pamjet e Los Angeles në perëndimin e diellit.

Pjesë e këtij klipi është edhe aktorja e njohur Angelina Jolie, në pjesët e shkëputura nga filmi i cili sapo ka dalë në kinema.

Ne ju ftojmë ta shijoni klipin e ri që do t’ju bëjë të ndiheni të vendosura dhe të sigurta në vetvete, një mesazh ky që Bebe Rexha ka dashur të japë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *