• |
ide | kryesore

Dani Alves, nostalgji zero për Parisin: “Është plot me shk****** racistë”

Sport



Pas dy vjetësh të kaluara tek Psg, Dani Alves është kthyer në Brazil për të luajtur me San Paolo, duke mos patur aspak nostalgji për ditët në kryeqytetin francez. “Paris është një qytet stresues, nuk më pëlqen shumë – ka thënë braziliani për revistën GQ – Eshtë i mrekullueshëm për një fundjavë, por është i mërzitshëm. Më kujton pak San Paolo, por është plot me shk****** racistë. Mua nuk më kanë thënë gjë, sepse do ti kisha cuar në të s’ëmës, por e kam parë ti ndodhë miqve të mi”.

Kapiteni i Brazilit është prej gjithnjë në linjë të parë kundër racizmit, që e ka provuar mbi kurriz e kundër të cilit ka dhënë përgjigjen që u bë model. Në 27 prill 2014, në kohët kur luante për Barcelonën, një gjest i tij kundër Villarreal bëri xhiron e botës: mbrojtësi po bëhej gati të ekzekutonte një goditje dënimi kur nga shkallët e stadiumit Madrigal fluturoi një banane drejt tij. Dani Alves e mori bananen, e zhveshi dhe filloi ta hante. Një gjest që u bë viral me hashtag “jemitëgjithëmajmunë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *