• |
ide | kryesore

Fejohet Damiano, ish-banori shumë i përfolur i Big Brother

Paparazzi, Slider



Ish-banori i “Big Brother”, Damiano Agalliu është fejuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar disa foto së bashku me vajzën që i ka vjedhur zemrën dhe në përshkrimin e tyre shkruan fjalët romantike.

“Dhe një ditë dielli do të lindë, mbase nuk do ta dallosh direkt, por do ta kesh atë ndjesi. Dhe me pas do e gjesh veten duke menduar për diçka tjetër, për dikë që nuk ka lidhje me të shkuarën. Për dikë që është vetëm e jotja, dhe do ta kuptosh, se është arsyeja e jetës tende”, shkruan Damiano.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Damiano ishte në lidhje me Armelën, me të cilën u nda vetëm pak pas daljes nga shtëpia e famshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *