• |
ide | kryesore

Foto/ Aksident me makinë për Agüero: sulmuesi po shkonte në stërvitjen e City

Sport



Vendi i parë në Premier League është gjithnjë e më larg, nuk u grumbullua në Kombëtare për shkak të një dëmtimi e tani një aksident i frikshëm. Nuk është momenti më i mirë për Sergio Agüero, por fatmirësisht të paktën këtë herë sulmuesi i Manchester City mund të marrë frymë lirisht. Sipas Sky Sport Neës argjentinasi ka dalë nga aksidenti pa pasoja, pas impaktit të sotëm, pak përpara se të hynte në qendrën sportive të citizens. Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes duket se Kun ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur menjëherë pas barrierës. Lojtari ka dalë pa dëme, por kjo nuk mund të thuhet për Range Roverin e tij që ka pësuar dëmtime të rënda.

Por ky nuk është aksidenti i parë për Agüero, që dy vjet më parë në Amsterdam shkoi të përplasej pas shtyllës. Në fakt në atë rast nuk drejtonte makinën, por ishte pasagjer në një taksi. Për shkak të përplasjes së fortë, Aguero pësoi frakturën e disa brinjëve që e detyruan të qendronte për ca kohë jashtë fushës. Këtë herë, për fatin e lojtarit dhe Guardiolës, nuk do të ketë nevojë për pushim. Menjëherë pas ngjarjes, Agüero është bashkuar me pjesën tjetër të grupit me synim marrjen e një fanelle titullare fundjavën e ardhshme kundër Crystal Palace.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *