• |
ide | kryesore

Ghetto Geasy në bashkëpunim me Blunt dhe Real

Paparazzi, Slider



Getoar Selimi po vjen me një këngë të re që do të jetë bashkëpunim!

Por nëse po prisni të dëgjoni emrin e ndonjërit prej djemve të BABASTARS (Majk për shembull), gaboheni.

Një varg postimesh të Blunt dhe Real konfirmojnë bashkëpunimin e shumëpritur.

Burime për Prive.al pranë artistëve kanë bërë të ditur se kënga është gati madje është xhiruar edhe videoklipi.

“Xhirimet e fundit kanë përfunduar pak ditë më parë. Megjithatë, nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të publikohet ky projekt”, kanë thënë burimet pranë portalit.

Blunt dhe Real kanë publikuar disa pamje nga xhirimet ku shfaqen bashkë, pa reperin Getoar Selimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *