• |
ide | kryesore

Gjashtë të arrestuar në Bullgari, pas ndeshjes së turpit: policia në kërkim të fajtorëve të tjerë

Sport



Policia bullgare, përmes shefit të saj Georgy Hadzhiev, ka informuar se ka arrestuar gjashtë persona të lidhur me faktet e ndodhura të hënën në mbrëmje në Sofie gjatë ndeshjes mes Bullgarisë e Anglisë. “Tifozë” të veshur me të zeza, buu mbi të gjitha kundër anglezëve Sterling e Rashford, përshëndetje naziste e fanellat me shkrimet No Respect kanë krijuar problemet kryesore në sfidën kualifikuese për Euro 2020.

Edhe Uefa, një ditë më parë, kishte deklaruar nisjen e hetimeve mbi këtë cështje, ndërsa ministri i Brendshëm ka komunikuar se është në punë për të identifikuar të tjerë përgjegjës për sjellje të tilla e se do të bëjë cdo gjë të mundur për ti ndëshkuar fajtorët. Si rrjedhojë e atyre që ndodhën në ndeshje, e ndërprerë dy herë, ka dhënë dorëheqjen edhe presidenti i federatës bullgare, Borislav Mihailov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *