• |
ide | kryesore

Icardi injoron Inter: “Nuk kam luajtur në skuadra të mëdha në të kaluarën. Nëse i takoj në Champions…”

Sport



Ka shënuar tashmë golin e parë në Ligue 1 e një tjetër në Champions, që nga arritja e tij në Paris. Përshtatja në Francë për Mauro Icardi, ka qenë më e thjeshtë se parashikohej: “Nuk e prisja kaq dashuri nga ana e tifozëve – ka shpjeguar sulmuesi argjentinas në ujë intervistë për La Gazzetta dello Sport – më kanë pritur mirë që nga stërvitja e parë në Parc de Prince. Pastaj pata fatin të luaj menjëherë kundër Real Madrid. Tani jam mirë, por duhet të punoj shumë, sepse kalova në verë një situatë të komplikuar dhe nuk isha në 100% kur mbërrita në Paris”.

“Èshtë pak ndryshe edhe pse nuk kam metër krahasimor, duke qenë se nuk kam luajtur në skuadra të tjera të mëdha në të kaluarën” ka deklaruar Icardi mbi diferencat mes Psg e Inter, që mbetet gjithnjë në majën e mendimeve të argjentinasit: “Tani ka një trajner si Conte që dëshiron të fitojë e lojtarë që duan të njëjtën gjë. I takon atyre të vazhdojnë punën që u përpoqëm ta bënim ne më parë për të reduktuar diferencën me Juve, që mbetet sidoqoftë në majë”.

Befasish ish kapiteni zikaltër reshtohet në mbrojtje të Lukaku, që ëhstë lojtari që i ka marrë vendin tek Inter: “Nuk më duket se po kalon një moment vështirësie. Lukaku përfaqëson një investim të madh të shoqërisë, u kërkua me ngulm nga Conte e duhet të tregojë se është në lartësinë e pritshmërive. Por nuk është e lehtë për askënd të luajë në Itali. Serie A është kampionati më difensiv në Europë. Ndoshta ka nevojë për pak kohë të ambjentohet. Ka shënuar shumë në karrierë e do të bëjë akoma gola” ka siguruar Icardi.

“Për këtë vit jam tek Psg e objektivi im është të jap maksimumin për këtë fanellë” ka thënë përsëri sulmuesi, që nuk harron Inter dhe nuk e përjashton rikthimin: “Në fund të kampionatit, rreth majit e qershorit, do shohim cdo ndodhë. Èshtë akoma herët për të thënë dicka”. Mund të jetë edhe nostalgji, por… “Nëse e takoj Inter në Champions? Si profesionist do të jap maksimumin për fanellën që mbaj veshur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *