• |
ide | kryesore

“Katalonja”/ 131 të plagosur nga përleshjet në rrugët e Barcelonës

Planet



Barcelona u zgjua të mërkurën me pasojat e protestave të dhunshme që kanë paralizuar qytetin prej së hënës. Demonstratat e minoritarëve katalonas, shumica të rinj, përshkallëzuan një natë më parë në përleshje të egra me forcat e Policisë.

Të provokuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë spanjolle, e cila burgosi nëntë separatistë të rajonit të Katalonjës për arsye se kërkuan shkëputjen njëanshmërisht nga Spanja, protestuesit dogjën koshat e plehrave dhe krijuan barrikada zjarri në rrugët qendrore.

Ndaj tyre u përdorën predha dhe shkopa gome, por edhe skafandra për t’u mbrojtur nga goditjet me gurë, fishekzjarre dhe objektet që hidhnin grupet e izoluara. Në Barcelonë, që mbahet edhe si kryeqyteti i Katalonjës, u arrestuan të paktën 29 persona.

Mijëra qytetarë të tjerë nisën këtë të mërkurë marshimin nga rrethet me synimin për t’u organizuar masivisht në një protestë në Barcelonë ditën e premte. Trazirat e fundit kanë rënduar trafikun rrugor duke ndërprerë linjat e trenit dhe fluturimet me avion.

Në përleshje janë plagosur 131 persona, përfshirë policë dhe protestues. “Associated Press” shkruan se 18 pjesëtarë të policisë spanjolle dhe 54 anëtarë të policisë rajonale u plagosën të martën.

Një person humbi syrin kur u godit në fytyrë nga një plumb gome të shkrepur nga Policia, sipas gazetës ‘El Pais’. Protestat e dhunshme janë dënuar nga qeveria katalonase dhe ajo spanjolle. Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanspanjoll në detyrë e cila pritet të shkojë sërish në zgjedhje më 10 nëntor.

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez ka njoftuar një takim me liderët e opozitës për të diskutuar situatën në Katalonjë ndërsa përballet edhe me sfidën e zgjedhjeve të parakohshme muajin e ardhshëm. ©Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *