• |
ide | kryesore

Grushte në Kadastrën e Tropojës, Policia jep detajet e para

Lajme, Të fundit



Një 63-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar një zyrtar të Kadastrës në Tropojë.

Sipas informacionit paraprak të komunikuar nga Policia, i ndaluari është shtetasi me iniciale A.GJ., mbi të cilin rëndon akuza “goditje për shkak të detyrës”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Arrestohet nga Policia, 1 shtetas për veprën penale ‘Goditjet për shkak të detyrës’. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj. Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta, përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L. ”. – shkruhet në njoftimin e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *