• |
ide | kryesore

Salvini braktis ceremoninë mortore, shtrohet me urgjencë në spital

Lajme, Planet



Aventurë e keqe për Matteo Salvini në Trieste. Ish- zv/kryeministri dhe ish- ministri i Brendshëm italian, Salvini sapo kishte zbritur në aeroport për të marrë pjesë në funeralin e policëve Pierluigi Rotta dhe Matteo Demenego, të cilët u vranë në kuesturën e Triestes në 4 tetor, nuk u ndje mirë.

Ai ka shfaqur dhimbje në veshka dhe ka braktisur menjëherë ceremoninë për t’iu drejtuar spitalit. Fillimisht, mjekët dyshuan se ai vuante nga gurët në veshka, por pas testeve të kryera Salvini ka lënë spitalin pa probleme dhe ka vazhduar axhendën e tij.

Dy policët italianë u qëlluan me armë në kuesturën e Triestes nga shtetasi domenikan Alejandro Augusto./ Il corriere politico



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *