• |
ide | kryesore

Policia “zbarkon” në Vlorë, priten arrestime të tjera pas kapjes së vëllezërve Basho

Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të vëllezërve Tesi dhe Satilno Basho, forca të shumta policie kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës.

Paraprakisht, nuk jepet infomacion i detajuar nëse prania e forcave policore ka të bëjë me transportimin e të arrestuarve, apo nëse pritet zhvillimi i një tjetër aksioni në Vlorë.

Ndërkohë, burime jozyrtare nga Policia kanë konfirmuar për gazetën “Panorma” se në orët në vijim mund të ketë arrestime të rreth 10 personave me rrezikshmeri apo të shpallur në kërkim.

I ndaluari Tesi Basho, 33 vjeç, është një person me rrezikshmëri shumë të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”. Basho ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në qytetin e Torinos, njëra prej të cilave shfrytëzohej nga vetë ai.

Në vitin 2016, Basho u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali. Kapja e tij në flagrancë ditën e sotme u bë e mundur gjatë operacionit të koduar “Selenica”. Bashkë me të u ndalua edhe vëllai i tij, Satilno Basho, në ngarkim të të cilit kishte një urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohej për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar një shtetas për dhënie pasurie rreth 100 000 euro. Vëllezërit dyshohen gjithashtu edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme. ©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. ÇUNE KENI ME NJEREZIT KUR KRIMINELET E VERTET JENI JU . BILES KENI NJA CA VITE QE JENI BERE EDHE ARKITEKTA .

  2. I arratisur ne Itali? Jooò.ai thjesht u largua se do te martohej. Pse ne burg do ta bente dasmen ai? Ai thjesht erdhi ne shtepine e tij 100m larg komisariatit te policise dhe ne mbrojtje te policeve beri dasem. Edhe thone pastaj qe policia eshte e pabesueshme. Propagande shqupiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *