• |
ide | kryesore

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë Besim Hajdarmatajn

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Prokurori ka kaluar me sukses procesin e vetting-ut, gjatë të cilit iu nënshtrua hetimit në tri kriteret e rivlerësimit, që janë: deklarimi i pasurisë, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Hetimi i KPK-së për pasurinë zbuloi se Hajdarmataj ka dy depozita bankare, me nga 5 dhe 1 mln lekë të reja. Subjekti ka deklaruar të ardhurat nga paga. Këshilli arriti në përfundimin se subjekti nën hetim ka patur mundësi të mbledhë këtë shumë parash. Hajdarmataj ka pohuar se ka përfituar edhe të ardhura nga i vëllai në Angli, si edhe ka paraqitur të dhëna për ligjshmërinë e tyre.

Në lidhje me figurën, DSIK-ja ka deklaruar se rpokurori është i përshtatshëm për vijimin e punës.

Përsa i përket aftësisë profesionale, Prokuroria e Përgjithshme ka kryer një hetim të thelluar, nga i cili ka rezultuar se në periudhën nga shkurti i vitit 2013 deri në maj të vitit 2015, kohë kur subjekti ka qenë drejtues në Prkokurorinë e Durrësit, për të kaluar më pas në kryer të Krimeve të Rënda deri në maj 2018, nuka ka patur kontakte me  persona të papërshtatshëm.

Në këtë drejtim, është vlerësuar edhe se në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, Hajdarmataj, në pesë dosjet e analizuara, i kushton rëndësi çdo fakti penal, konstatohet se është efiçent dhe efektiv.

Rezultojnë 11 denoncime ndaj Hajdarmatajt të ardhura pranë KPK-ja dhe tre të raportuara në media. Pas analizimit të denoncimeve, KPK-ja nuk ka konstatuar se ka indicie për hetim. Ndërkohë, tri denoncime të tjera kanë qenë anonime, për të cilat u hap sërish hetimi. Në këto denoncime pretendohej se ai ka miqësi me shtetasir me iniciale M.L. dhe V.K., të kosndieruar si persona me rrezikshmëri.

Një tjetër denoncim ka qenë për shpalljen e moskompetencës për dosje të ndryshme në lidhje me hetimet për trafikun e drogës. KPK-ja ka analizuar të dhënat dhe nga hetimi i kryer nuk kanë të dhëna të dyshimta.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *