• |
ide | kryesore

Lotito dhe ajo ndeshje me Inter: “Në 2018 nuk shkuam në Champions për fajin e de Vrij”

Sport



Në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, Claudio Lotito kthehet të flasë për Lazio-Inter të majit 2018, që i kushtoi prezencën në Champions League. “Një nga motivet ishte De Vrij, kemi humbur atë ndeshje për fajin e tij- ka sulmuar pronari bardhekaltër – Duhej të kisha ndërhyrë. Unë nuk do ta kasha future në fushë, humbëm për një gabim të tij”. Pastaj një shigjetim për teknikun Inzaghi: “Problemi është se kur dikush mendon se është bërë fenomen, rrezikon të bëjë pastaj gabime”.

Djeg ende ajo humbje, me dy rezultate në tre në dispozicion, që erdhi në fund nga një gol i Vecino e vazhdon të krijojë diskutime aktivizimi i qendrorit hollandez, që ishte akorduar më parë me zikaltrit për sezonin pasues. “Në jetë një person merr përsipër rreziqe vetëm nëse përfshihet vetëm ai dhe jo nëse rrezikon të dëmtojë gjithë kolektivin. E kam parë shpesh atë ndeshje dhe që në pjesën e parë ishte një gabim i djaloshit që për fat Inter nuk e shfrytëzoi – shtoi numri 1 i Lazio -.Ajo ishte këmbana e alarmit. Dëmin e pagova unë i pari, përpara njerëzve. Unë e lejova këtë, lejova të bëheshin këto gabime, nuk ndërhyra”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *