• |
ide | kryesore

Macron i mbyll derën Shqipërisë: Me ju i bëmë gjërat mbrapsht

Kryesore, Lajme

Franca shprehet hapur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Një ditë para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, presidenti francez Emanuel Macron priti në Tuluzë kancelarin gjermane Angela Merkel. Në një konferencë për shtyp krerët e dy vendeve lidere të BE-së shprehën edhe publikisht mospajtimin që kanë sa i takon zgjerimit.

Franca është kategorikisht kundër zgjerimit në këtë moment, por e ka një arsye. Qeveria e Parisit është e mërzitur me fluksin e emigrantëve të paligjshëm, mijëra kërkesa për azil, kriminaliteti në rritje që vjen nga vendet e lindjes. Dukshëm i pakënaqur, presidenti Macron tha se heqja e vizave me Shqipërinë ishte e gabuar.

“Me Shqipërinë i bëmë gjërat mbrapsht, hoqëm vizat dhe u shndërruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve”, – tha prerazi Macron duke shtuar: “Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave dhe çfarë bënë shqiptarët? Na dyndën me azilkërkues”.

Macron tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për Europën, por duhet gjetur një tjetër mënyrë e zgjerimit sepse heqja e vizave para nisjes së negociatave nuk ka kuptim.

“Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat.

Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat.

Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, – tha ndër të tjera Macron.

Nga ana tjetër Merkel pranoi divergjencat: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

Të enjten nis në Bruksel takimi i liderve të BE-së ku hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është njëra nga pikat e diskutimeve. Deri tani Franca është kundër ndërsa Holanda dhe Danimarka janë në dilemë. Për hapjen e negociatave me kushte është Gjermania dhe Greqia. Por duke parë refuzimin e fortë të Francës gjasat për të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit janë thuajse minimale. ©LAPSI.al

34 Comments

  1. Aneta: Nga je biro ?
    Macroni: Nga Parisi nëno.
    Aneta: Mos u mërzit biro, se do ta bëj Partia, edhe Parisin si Kuçin.

      1. Macroni qe te vije ketu ne Kuç e detyrojme te heqe mepare si Edi ndonje Vize.
        Ose te pakten te pije Mall se kemi Mall te mire na.
        Hiqni pra te dy atletet dhe Vishni opingat,
        Se na dogji Malli.

  2. Miku im Macron kete here e keni gabim.
    Ashtu si edhe Une qe erdha ne Paris-France ne Saint Elysee me Atlete Adidas,
    Te gjithe shqiptaret po vijne ne France per tangerllek, per te grisur per qejf Atletet e Tyre.

  3. Kush me ndihmon me videon ku Makron i thote keto gjera per emigrantet tane ? E pashe videon edhe tek ky portal dhe tek Ballkanweb , dhe pashe te tere fjalimin e Makronit ne youtube , por nuk i degjova keto gjera per emigrantet shqiptare .
    Jam shum kurjoze ta degjoj dhe shikoj vete kete pjese te koferences . Mbase me ka shpetuar dhe nuk e kam pare.
    Faleminderit per ndihmen.

    1. Kur nje njeri ka hallet e shpis vet nuk i bi ne ned per te tjeret. Shqiperia eshte dhe ka qene gjith one ne mes te europes

  4. Mendoj qe Shqiperise ti hiqet edhe liberalizimi i vizave ne Europe sepse jane nje popull turpi ne cdo gje, duke nisur qe nga kryeministri me hajdut, me arrogant i gjithe kohrave, me plehra i plehrave! Macron kush e ka share eshte njesoj si te thuash te zotit te shtepise, hap deren o te befsha ropt! Shqiperia duhet te ngrihet ne proteste e gjithe shoqeria te zhduke fytyrat e ndyra, qe nga Edi, Erioni, Luli, Monika.

  5. Ka shume te drejte.

    Ekonomia jone eshte me e dobet se ne kohen e Sali Berishes (mandati i tij i fundit). Kemi nje keqqeverisje qe i kalbi me tej administraten dhe te gjitha institucionet e te drejtat tona, mbushi Parlementin me “Tome Doshe” qe nuk dijne te shkruajne as emrin e tyre, dhe rrjedhimisht askush nuk ka me shprese per asgje.

    Macron ka te drejte dhe Edi Rama duhet ta kuptoje qe ne tete vitet e fundit vetem shkaterroi Shqiperine, perpara se t’i bjere ndermend qe Shqiperia eshte e deshtuar ne syte e Europes. Shqiperia eshte nje molle e kalbur qe ai e shet per molle te shendoshe ne ER TV.

    Nuk e kuptoj sesi ende vazhdon te jete ne pushtet Edi Rama!

  6. Si funksonon loja me ne e te tjere? Franca Gjermania e vende te tjera, kane probleme me demografite, kane lindje te pakt dhe popullsi qe po plaket e ne renie. Dmth me popullsi te tille, dinamika ekonomike shkon per lesh. Duan emigrant, por ama i duan me nje profesjon qe ne vend se te behen barre e vendit te punojne e te japin taksa me te cilat te mbajne pleqte francez e gjerman. Keta pleq francez e gjerman jane kryesisht rracista e ksenofobe, por ama kane voten ne dore dhe jane te pa kenaqur qe ka emigrant. Keshtu qe Franca dhe Gjermania ne nje ane flasin per problemin e emigrimit, ne anen tjeter hapin kurse ne Shqiperi e ne vende si ne, qe te thithin me te miret tane infermjer elektricist dentist punonjes komunale etj. Ku humbim ne me kete rast e vende si ne. E para ne humbasim jo thjeshte vetem leke sepse per te edukuar keta qe hikin, familja dhe shoqeria e tere kontribon ne taksa per sigurine shendetin dhe shkollimin e tyre, eshte investim ne kapitalin human qe bejme ne, ne menyre qe nje dite te kemi fuqi puntore te kualifikuar qe paguajne takse dhe ndihmojne ne ecurine perpara te cilsise se jetes ne Shqiperi, por ne me shume humbasim sepse ekonomia jone humbet dinamiken dhe nuk rritet dote por ngelet ne vend numero, humbasim te ardhmen tone, jeten me te mire etj. Cfare fitojne keta moterqiret e evropes? Keta fitojne investimin tone 20 a 30 vjecar qe kemi paguar ne, dhe fitim e investim bashke e marin rracistet francez e gjerman, ne forme te sherbimeve socjale. Keta fitojne taksapagues qe ben te mundur qe Franca te kete salltanete per rracistet e tyre bretkoca qe vende si ne smund ti kemi kurre, se me ato taksa paguajne rroga per amvisa nga shteti ne shtepi, per ushqim falas e cilsor ne shkolle etj. Do thote dikush por mire keta qe hikin sjellin dhe leke ne Shqiperi qe ndihmojne ekonomine, problemi me kete argument eshte se keta mbas gjenerates se pare nuk identifikohen me si Shqiptar dhe shume pak lidhje ju mbeten me vendin per te sjelle para ketu. E dyta ato para qe sjellin njehere ne vit qe te blejne pleqte e tyre, para se te shkojne boten tjeter, ilace te skaduara pothuajse nuk mjaftojne per te ndikuar ndjeshem ne nje ekonomi cilsore. Po tjeter cfare na jep Franca dhe Gjermania mbrapsht per investimin tone ne kapitalin human? Nje mut te madh, na shan e ofendon na quan kriminel problematik e me rradhe. Po te kishim politikan qe meren me politike e jo palaco cirku si keta qe kemi te ashtequajtur te majte e te djathte e te mesem, nje kryeminister qe ka njefare ndergjegjie e njefare ndjese, sedre, per vendin tonee per vete, kete problem e ngrinte para kamerave me keta moterqire dhe jua plaste ne fytyre si palo tinzar shkerdhata qe jane. Por ja qe skemi duhet qe nenat tona kur shmallen me whatsappin e femijve te tyre ne mergim, se aq para kursjene sa per nje bilete avjoni at qe jane atje, te degjojne dhe pordhet e ketyre, sharjet e ofendimet, e fyerje nga me te ndryshmet qe prej gjenetikes sone tek kultura tek feja tek paraqitja e me rradhe. Durim i hallexhiut ska te sosur.

    1. Koment i sakte ,por qe vazhdon te sulmosh te huajt,dhe nuk e di pse e ben kete gjithmone. Do qe te izolohemi dhe ti bejme armiq te gjithe apo pse? o Mik ,ato shtete shohin interesin e tyre dhe ska asgje te keqe ta duan me shume interesin gjerman e francez sesa interesin shqiptar. Per interesin shqiptar paguhen dhe votohen politikanet tane dhe jo Makroni apo Merkel. Pse te marrin azilante ata ne vend se te marrin fuqi punetore te kualifikuar?Edhe ne do e benimte njejten gje

      1. Kursesi! Nuk po flas per izolim por per politik reale qe nuk na kushton gje ta vejme ne praktike. Mardheniet me boten jane interes sic thua, por nuk do te thote qe duhet ti themi peqe cdo gjeje qe na thote Evropa meqe jane me larte se ne ekonomikisht, dhe ne duhet te kemi interesat tona pikesynimin tone per te ardhmen. Ka me qindra menyra qe mund te ndalojme emigrimin ne mase ne keto vende, dhe ti sherbejme interesit tone ekonomise sone, pa asnje kosto, por ja qe keta qe kemi ne krye jane disa te shitur te perzgjedhur prej ketyre macroneve qe te punojne vetem per interesat e Frances e Gjermanise dhe jo te Shqiperise, si shperblim mbajne pushtetin ne Shqiperi te pasurohen. Ti shtron ato pyetje dhe zvogelen te keqen e tyre duke e vene ne harmoni te plote me rrealitetin sote ne bote dhe e mer te mirqene sikur ska rruge tjeter, pervec servilizmit tone dhe harbuterise se tyre. Pyetja qe duhet shtruar eshte pse eshte ndertuar nje sistem i tille grabitqar ne dem tonin e vendeve si ne, e ne te mire te ketyre, dhe si duhet te perceptojme Evropen dhe politiken e tyre, se bashku me veten tone ne menyre qe ti sherbejme interesit tone e jo te tyre.

        PS. Flm. Ardit.

  7. Kane 30 vjet, qe kur ish-enveristet krijuat ate qe quhet sot “Demokraci”, qe vetem nje sllogan degjohet: Ta cojme Shqiperine ne Evrope! Realiteti: NJE MUT I MADH!

    Po te me degjoje bariu qe ruan kopene mavi, tani eshte momenti i duhur, te marre ndonje prift apo hoxhe, dhe te gjesdisin edhe njehere neper rruget e Parisit. Ah, mos harroje te marre edhe nje furgon me bundrat e stanit te Ripjerdhjes, se ja kane marre doren ketyre situatave.

    Liberté, égalité, fraternité

  8. Problemi kryesor per ne eshte qe nuk e kemi kthyer vendin tone ne nje vend normal per te jetuar. Politikanet tane kane deshtuar ne qeverisje e jane pasuruar duke vjedhur. Shqiptaret duhet ta bejne Shqiperine nje vend normal. Evropa kjo “kurva e motit” eshte ne rregull per vete, perse duhet te mendoje per ne kur ne vete nuk e duam veten?

  9. Mire e thua, me nje dru te shtrember qe prish gjithe stiven eshte veshtire te bashkjetohet.

    A e pate policine mbrerme te OPINION? si mund te futet ne BE nje shtet kontrabandist?

    Perkthejani Frengjisht emisionin OPINION mbreme presidentit te Frances te cuditet me kete nastradin shtet Shqiptar.

  10. Po muli I nokes me mziun e luluse qe ishin ne pergjimet e dibres,pse lulu dhe pd I kishin hequr nga dokumentet e pergjimit,hajdarmataj I salihut ja beri gati luluse dhe lulu e shiti te tabloiti I seksit me peterin qe nuk dihet ku eshte,ku po pushon me milionat e eurove qe mori nga lulu,qe mbas 30 qershorit ky peteri I luluse nuk ka folur me ,prandaj dhe makroni nuk I hap negociatat me shqiperine

  11. E thene qarte, ne nuk e meritojme hapjen e negociatave. Arsyet jane shume, por po rendisim disa me kryesoret. Jemi nje shtet qe ekonomine e ka shume te dobet. Jemi nje shtet ku nuk funksionon drejtesia dhe mungojne garancite juridike. Jemi nje shtet ku krimi i organizuar ka marre perhapje shume te gjere. Jemi nje shtet ku komandon vetem njeshi. Kemi ligjvenes qe jo vetem nuk e dine se cfare eshte ligji, por nje pjese e mire e tyre jane vete te paligjshem. Jemi nje shtet ku nuk zhvillohen zgjedhje… Shkurt kemi nje seri te metash dhe prape kemi kurajon te themi qe fajin na e kane te tjeret. Eshte njesoj si te kerkosh hua te komshiu duke i thene qe s’do ta kthej kurre borxhin dhe te ankohesh pastaj se fajin ta ka komshiu.

  12. I paemer : 09:15

    Preciz!

    Le te bejne gjithe kullat e mundshme per pastrim e lavazh parash, le te bejne gjithe rruget qe qelbin me kancer mushkrite makinat pa dogane e kolaudim, le te reklamojne kopshte e cerdhe ndertuar me donacione te pa deklaruara.

    Edukata qytetare Zero.

    Kaq mjafton, le te shesin demagogji socialistet. Kush i blen eshte pyetja ime?

    Rrezik vete i shesin, vete i blejne.

  13. Ore ju ketu larte se kuptoni shume,si thoni do flasi lapsi per te rejat e dosjes se dibres,na dolen noka,paloka,mziu ke blerjet e votave,pse lulu dhe hajdarmata I kane hequr nga dosja e dibres,pse hajdarmataj ja coje dosjen luluse e pd,ketyre pergjigjuni ju te kuptushmit,lereni makronin e be se e dine vete punet e tyre,por shpellaret dhe islamiket ne qytet,kombi eshte ne rrezik

    1. Po ti nga i ke marre vesh keto te rejat e Dosjes se Dibres? Dmth nuk qenke vetem nje militant i Rilindjes por nje perfaqesues i saj apo i rrethit te ngushte te EdRames?

  14. Ne pergjigje te pyetjes o i paemer i ores 10:01. Nese personat e permendur nga ti kane dale ne pergjime dhe eshte marre vesh nga publiku si puna jote, do te thote qe Hajdarmataj me shoke nuk i kane zhdukur kasetat dhe ajo qe eshte me kryesorja, i publikoni per njerezit qe ta dine se cfare ndodh. Sa per publikimet e Bild, duhet ta dini se burimi i informacionit nuk eshte peokuroria shqiptare qe preokupohet me shume se kush e nxori sekretin, se sa per permbajtjen e atyre cd-ve. Gjithsesi, jam i mendomit qe duhen denuar te gjithe ata qe jane perfshire ne kete xhiro.

  15. Prape mbrapsht po i beni!
    Kujton se i rriti azilantet liberalizimi i vizave?
    I rriti politika e neokomunisteve qe ju perkrahet gjithashtu, edhe para 2 vjetesh, se mbase para 6 vjetesh nuk e dinit….

  16. O kari I paemer vetem ju dhe lapsi nuk e pasket mare vesh eshte bere nje emision investigativ ne nje tv kombetar,por ju kuckat e salihut duhet ta publikoje nje media seksi dhe lulu keshtu ju pelqen,sot po na vjen dhe babalja,kete e tha dhe bbc,ku do futet sali anji tani dhe lulu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu