• |
ide | kryesore

Meghan vesh të njëjtin fustan në publik për këtë arsye

Paparazzi, Slider



Pas turneut në Afrikë, princ Harry dhe Meghan Markle shkuan bashkë në ndarjen e çmimeve WellChild, që kanë për qëllim të vlerësojnë fëmijët të cilët përballen me sëmundje të rënda, si edhe personat që kujdesen për ta.

Meghan Markle zgjodhi fustanin e gjelbër Parosh që veshi gjatë intervistes së fejesës me princ Harry-n, shoqëruar me pallton Sentaler hedhur mbi supe. Zgjedhja e fustanit duket se nuk ka qenë rastësore.

INTERVISTA NË 2017-N

Puna që duka dhe dukesha e Sussex-it kanë bërë prej kohësh, është një testament i mirëfilltë se deri ku kanë arritur ata që nga koha kur Meghan veshi fustanin Parosh. Mesa duket, ajo zgjodhi një mënyrë elegante për t’ua kujtuar këtë kritikeve.

Gjatë intervistës së vitit 2017, Harry foli me sinqeritet se besonte në aftësitë e Meghan-it për të përmbushur detyrimet si anëtare e familjes mbretërore.

Që prej asa kohe, Meghan-it i është besuar kujdesi për Teatrin Kombëtar, Shoqatën e Universiteteve të Commonwealth-it, SmartWorks, që trajton gratë e papuna, dhe Mayhew, organizata e bamirësisë dhe kujdesit të kafshëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *