• |
ide | kryesore

MotoGp/ “Doktori” dy vjet pa një fitore: Yamaha ka gati recetën në Motegi

Sport



Është një agjërim që bën keq, ai i Valentino Rossi. “Doktori” nuk fiton një Çmim të Madh që nga Assen 2017, që duhet të jetë një torturë për një që është mësuar të jetë në vendet e para e të udhëheqi gjithmonë. Duhet një ndryshim. Ndoshta kthesa mund të vijë në Motegi, pista që do të jetë skena e takimit të ardhshëm të Botërorit të MotoGp. “Gjatë tre garave të ardhshme do të kërkojmë të zgjidhim disa prej problemeve tona me motorin”, siguron piloti i Yamaha që uron që të kthehet të paktën në podium tashmë të dielën -. Normalisht nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet e fundit – shton kampioni i shumëfishtë i Botës – në Motegi do të provojmë të tjera zgjidhje, diçka të ndryshme krahasuar me daljet e fundit. Ajo japoneze është një pistë që më pëlqen dhe do të kërkoj të bëjë një garë të mirë”.

“Çmimi i Madh i Japonisë është gjithnjë një takim i rëndësishëm për ne, sepse është gara e shtëpisë e prodhuesit tonë. Motegi nuk është tradicionalisht një pistë e lehtë për ne, por ne mezi presim tani ta nisim fundin e javës, me objektivin për t’i bërë të lumtur tifozët tanë të shumtë vendës”, nënvizon për më tepër Maio Merengalli, që pret një reagim prej dy pilotëve të tij. “Motegi është një pistë në të cilën si zakonisht janë të shpejtë dhe në këto kushte pres rezultate të mira për këtë fundjavë – janë fjalët e pilotit tjetër të Yamaha, spanjollit Maverick Vinales – Vitin e kaluar ka qenë një garë e vështirë, por atëherë ishim në një moment në të cilin nuk ndihesha mirë me motorin, apo të isha i kënaqur me të”. Titulli Botëror është mbyllur në Tajlandë, me Marc Marquez tashmë kampion katër gara përfundimit të sezonit: asi i Hondës mund të mendojë tashmë për 2020-ën me qetësi, janë të tjerët që duhet ta ndjekin. Mes tyre dhe dy pilotët e Yamaha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *