• |
ide | kryesore

Negociatat, paralajmëron komisioneri i BE-së: Bëni kujdes me Ballkanin, mos e lini të balkanizohet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën një vendim unanim për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, komisioneri për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos, bëri thirrje për kujdes me Ballkanin.

“Vendimi i Komisionit Europian është shumë i qartë në lidhje me të dy vendet, ato i kanë plotësuar të gjitha kërkesat. Tani dua të bëj edhe një koment politik. Si një njohës i mirë i rajonit, dua të them: Mos e lini Ballkanin të ballkanizohet sipas mënyrës së vjetër,tha Avramopulos, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Krerët e BE-së druhen se vakumi që mund të krijojë mos sigurimi i perspektivës europiane mund të mbushet nga fuqi të tjera, si Rusia, Kina apo dhe Turqia.

Vendimi për bisedimet e pranimit do të merret tani nga krerët e qeverive dhe të vendeve të BE-së gjatë takimit të Këshillit Europian më 17 dhe 18 tetor.



2 Comments

  1. Ne fakt nqs ju nuk do te kishit mbeshtetur kaq hapur plehra si edvini ne edhe mund te ishim europianizuar tani. Por ju vec na keni ballkanizuar me politikat tuaja rilindjembeshtetase .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *