• |
ide | kryesore

Negociatat/ Rama flet hapur: Nuk jam optimist, Franca ka mendim ndryshe nga Gjermania

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Brukselit, aty ku në harkun dyditor (17-18 tetor) do të mbahet mbledhja vendimtare e Këshillit Evropian në lidhje me hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikim filmik të ndarë me ndjekësit në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama është shprehur se nuk ndihet as pesimist dhe as optimist përsa i përket vendimit, por tha theksuar se për momentin Franca nuk ndan qëndrim të njëjtë me Gjermaninë, që është pro nisjes së kushtëzuar të bisedimeve Shqipëri-Bruksel.

Sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen këtu në Tuluze, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive. Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intesivisht për një po për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron  dhe Francës nuk përkon për momentin për të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi  por po bëhet maksimumi për të marrë një po. Tani po nisem në Bruksel, jam bashkë me Zaevin për të takuar kryeministrat socialistë dhe progresistë të BE-së, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste europiane, ku do të ketë edhe diskutime, do të shpejt një komunikim sërish.”- tha Rama rrugës drejt Brukselit.

Vizita e shefit të qeverisë në Bruksel, vjen pas një takimi që ai ka zhvilluar në orën 10:00 të paradites së sotme, me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Më 17 – 18 tetor, krerët e qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen dhe do të diskutojnë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga lufta në Siri dhe përplasja me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, e deri tek skepticizmi i disa vendeve për avancimin e politikës së zgjerimit.

Franca, Holanda, Danimarka dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati. Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin. ©Lapsi.al

 



20 Comments

  1. Po Gjermania mos po te hap negociatat?
    Ato 9 pika ti vetem te shkrihesh ne diellin qe do linde per popullin dele , nuk i realizon as 10 %. Duhet te fusesh ne burg ati qe ke urdheruar te kanabizojne vendin,te vjedhin zgjedhjet, te 5 fishojne vlerat e rrugeve etj.
    Per ty me mire Macroni se e mbledh mendjen.
    Zaevi do jape doreheqjen po nuk mori MV negoziatat.
    Po ti zoteri ? Si gjthmone faji eshte i Europes.
    Ajo do humbe e jo ne sic ka thene dhe Mrika e radareve.

  2. titull bythqir. Pse keta palacot e Lapsit marrin vetem ato qe ju nintereson nga cfare do lajmi , dhe nuk e japin realisht sic eshte ?

    Me poshte ne artikull do lexoni.

    ”’Rama nuk ndihet as pesimist dhe as optimist”’

  3. Shpellare suluni me kohe te plote duke share,urdherin ja u dha salihu dhe lulu,shani si dini ju o shurranjoset e lapsit

  4. Te qifshin rracen femer shpellaret e kan Karin e madh e femrat tuaja cmenden prap e ka fajn saliu per drogen per rruget qindra milionshe per aferat per radaret e fikur per sajmir tahirin jasht a klysh kurve i maviosur

  5. Filluan shkrojtesit me pagese. Meqe nuk ndihet as pesimist dhe as optimist, duhet shpjeguar se per cfare mund te jete optimist dhe per cfare pesimist. Optimizmi ne maksimum i jep nje celje te kushtezuar te negociatave dhe kjo celje negociatash per arsye gjeopolitike dhe tregtare, jepet duke kerkuar qe te plotesohen 9 kushtet e Bundestgut, tre nga te cilat para qershorit 2020. Pesimizmi konsiston ne faktin se ne qershor 2020 do behet nje raport i ri, tashme jo nga Frankenshtajni per te pare ecurine e Shqiperise. Por mos harroni se vitin e kaluar u hap shampanja dhe u dekoruan njerez per celjen e negociatave, dhe optimizmi i shokut Balla dhe shoqes Spiropali ishte ne majat me te larta per arsye se kishim nje date (qershorin e 2019). Se cfare ndodhi me pas, e dime te gjithe.

  6. Me urdher te vete Shefit te modh, te Fugsit te vogel dhe te Uriah Heep-it dora vete, filloi sulmi “antishpellar” per te fituar buken e perditshme. O njerez te shkelur me kembe dhe te shperfillur, nuk jane “shpellaret” ata qe po bllokojne negociatat, a arrini dot ta kuptoni kete gje? Nuk eshte Saliu ne pushtet prej afro 6 vitesh e gjysem dhe as shpellaret e tij. Eshte Rilindja qe ben sikur qeveris dhe po e shkaterron kete vend, prandaj mos u merrni me prejardhjen e njerezve a jane shpellare veriu, apo jane shpellare jugu, por merruni me ata qe ju qeverisin dhe qe po i bejne njerezit te ikin nga syte kembet.

  7. ÇA OPTIMISTI THU O KARI I ANETES????????????/
    NA LODHE KARIN TRE VJET OR KURVE , JANE HAP JANE HAP THOJE .
    JE BERE ME I URRYERI NDER GJITHE SHQIPTARET

  8. Fajin e ka Franca se Gjermania dashka. Kesaj i thone mbulo m.. me sh..! Po per Maqedonine pse do votoje pro Franca dhe per Shqiperine kundra.

    1. kush ta tha ty qe Franca do votoje pro per Maqedonine.. Blies Franca eshte ajo qe kundershtoi Hollanden dhe Danimarken qe donin ti trajtonin me vehte Shqiperine dhe Maqedonin.
      E gjithe puna behet se Franca do te marri garanci nga Merkeli se do rishikohen ligjet themeltare te bashkimit europian. Franca nuk e priti fare mire veton e Polonise , Cekise dhe Bullgarise per nje propozim qe ajo beri per riorganizimin e Europes. Franca do ta detyroje Gjermanine te rishikohen te gjitha ligjet e bashkimit europian .

  9. Mos na i nxirrni me neper media kete tipin mashtrus qe gjithmone faji ia ka Saliu. Gjashte vitet e qeverisjes se tij po na duken si 600 vjet rroberi

  10. Ju lumte shpellare e zbatuar urdherin e salihut e te luluse,por me te eger duhet te tregoheni ne sharje,nxirreni te gjithe ftyren qe keni o shpellare e shurranjose,gjeja qe dini te beni me mire prandaj dhe paguheni nga salihu te jeni gati pergjithmone,rrace muti,shpellaret ne qytet,kombi ne rrezik

  11. I paemer i ores 17:50, c’nevoje ke qe te dalin e te shajne shpellaret e Saliut? Saliu ka ikur nga karrikja para 7 vitesh. Dilni ju shpellaret e Edit, Erit dhe Endrit. Lerini shpellat e erreta dhe gjithe lageshtire dhe dilni ne mbrojtje te atyre qe iu sollen ne Tirane. Kuptohet , se jeni nga fshati me tri germa, nga Tepelena apo Vithkuqi nga menyra se si e shkruani shqipen dhe cfare fjalori perdorni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *