• |
ide | kryesore

Nuk morën dot azil, riatdhesohen 100 shqiptarë nga Franca, Belgjika e Gjermania

Arkiva, Lajme, Të fundit

Njëqind shtetas janë riatdhesuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania, ditën e sotme.

Policia e shtetit në bashkëpunimme Frontex njofton se janë riatdhesuar 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

“Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen”, informon policia.

Policia e Shtetit in bën thirrje të gjithë shetasve shqiptarë të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

2 Comments

  1. E si do pranoje brukseli ne BE nje vend te pashprese si ne. Brovo Rilindja, te rrofshin pu….t ne qeveri e parlament!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu