• |
ide | kryesore

Protestat pro Katalonjës zhvendosin ‘El Clasico’ në Madrid. Klubet nuk janë dakord

Sport



Në 26 tetor do të luhet ndeshja më e pritur në Europë, El Clasico e Spanjës, në program në Camp Nou, pikërisht në ditën kur do të zhvillohet edhe një manifestim kundër dënimeve të liderve separatistë. Kjo gjë ka vënë në alarm Ligën e futbollit, që të hënën duhet të marrë një vendim për ta spostuar ndeshjen në Madrid, duke bërë rrokadë në kalendar, por Real e Barça nuk janë dakord.

La Liga, në fakt, e preokupuar nga situata “vluese” në Barcelonë, ka dërguar një kërkesë zyrtare në federatën spanjolle për ta luajtur Barcellona-Real, në kalendar në 26 tetor në Bernabeu e jo në Camp Nou. Shqetësimi ka lindur nga fakti që pikërisht atë ditë në Barcelonë do të ketë një protestë të fortë kundër dënimeve të liderve separatistë. Federata ia ka komunikuar kërkesën klubeve e një vendim zyrtar pritet të merret të hënën: në rast se po, do të bëhet rrokadë e fushave. Për momentin klubet nuk janë dakord: Real është dakord për shtyrjen, por jo ndryshimin e fushës, Barça kërkon të luhet me cdo kusht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *