• |
ide | kryesore

“Quajeni 007…” Ronaldo vendos emrin e ri në Instagram. Mendes: “Do e kalojë edhe Pele me Juventus”

Sport



700 gola në karrierë, një arritje që pak kanë mundur ta përjetojnë. Ronaldo ka shënuar kundër Ukrainës me penallti, e vlerësimin më të madh e ka marrë nga partnerja e tij Georgina, që e ka publikuar në Instagram në modelin James Bond, me pistoletë në dorë e detajin e golave të realizuar në karrierë me klube të ndryshme.

Nuk ka munguar as ndërhyrja e menaxherit potent të Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, që ka siguruar të gjithë për respektimin deri në fund të kontratës që e lidh me Juventus. Në një intervistë për ‘Tuttosport’, portugezi ka siguruar që CR7 kërkon të arrijë kufij të rëndësishëm me fanellën bardhezi: “Cristiano ka arritur 700 gola, por nuk kam dyshim se do të kalojë Pelé, si shënuesi më i mirë i historisë së futbollit e do ta bëjë me Juventus. Në fund të fundit, 68 gola për këtë Cristiano Ronaldo të jashtëzakonshme nuk janë shumë, apo jo? Edhe pse jam i bindur se më e mira duhet të vijë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *