• |
ide | kryesore

Samiti franko-gjerman, zgjerimi nuk është në planet e BE-së, Macron bllokon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenca Franceze ka publikuar dokumentin, mbi të cili është rënë dakord të punohet mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Në këtë samit është folur për mbrojtjen, klimën, inovacionin, hapësirën (satelitët hapësinor) si dhe kulturën por nuk ka asnjë pikë ku flet për zgjerimin.

Dhe dallimi mes dy vendeve u pa i qartë, në konferencën e përbashkët. Vetë kancelaria gjermane pranoi se ka diferenca mes dy vendeve, themeluese të BE-së, sa i përket zgjerimit.

Nga ana tjetër presidenti francez tha se më përpara duhet reformimi i BE-së dhe më vonë mund të diskutohet për zgjerimin.

Macron tha se vlerësonte reformat e dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) të ndërmarra deri tani, por sipas tij asnjë nga këto vende nuk është gati.



7 Comments

  1. Sa po vuan Zaevi!
    Tash’ e ka kuptu’ se paketa me Shqipnin’ nuk funksionoi!
    Çakejt’ do t’ qeshin nder male me ty…….

  2. Po si ka mundesi qe gjithe establishmenti i Shqiperise ka nje lidhje organike me Francen dhe prape Franca hic?!

  3. Krymat e kuq u.kthyen ne identitet. Deri dje kush nuk e mendonte si ata ishte shpellar qe nuk donte integrimin ndersa tani si baballaret e tyre kuptuan se Europa qenka nje kurve e degjeneruar qe skemi ce duam. Tamam si Ramizi qe thoshte :nese duan, te na pranojne keshtu sic jemi ne parimet e marksizem-leninizmit nuk i braktisim. Kush jane shpellaret tani?

  4. Por makroni nuk tha qe nuk ju pranojme se ju keni mbushur be me droge,kurse lulu dhe Qimi bashke me cunin e farihut ju thone shpellareve se keta drogaxhite nuk I pranon makroni

  5. Javash javash o shqipo me keto tru pa tru qe kemi do na vene vizat prape. Po jo ato vizat qe i pelqejne rames dhe shokeve te tij ne pjate. Ato te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *