• |
ide | kryesore

Vrau 4 persona në Itali/ Kush është Tesilvan Basho, anëtari i bandës së Llanajve

Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detaje nga “dosja e zezë” e Tesilvan Bashos, anëtarit të bandës së Llanajve që u arrestua sot së bashku me të vëllanë, Satilnon.

Basho, 38 vjeç, një person me rrezikshmëri shumë të lartë, ka qenë i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”, si edhe për përfshirje në shitjen e lëndëve narkotike.

Më datë 24 janar të vitit 2008, Basho, kur ishte vetëm 27 vjeç ekzekutoi me 11 plumba një çift rumun, Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu. Pak para se të ndërronte jetë, ishte Ramiona ajo që tregoi se personi që i vrau ishte shqiptar. Pas vrasjes së dy rumuneve, Basho u largua nga Italia drejt Amsterdamit, ku edhe ra në pranga.

 

Viktimat, Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu

Pas arrestimit, ai u esktradua në Itali dhe u njoh me akuzën e vrasjes. Ndërkaq, Basho ka vrarë me armë zjarri edhe dy vajza të tjera të cilat ushtronin veprimtarinë e prostitucionit, njëra prej të cilave përdorej për këtë qëllim nga vetë 38-vjeçari.

Në vitin 2016, Gjykata e Torinos, e dënoi Bashon për akuzat e përmendura në krye, por pa kaluar shumë muaj, ai u arratis së bashku me dy të dënuar të tjerë, Ilir Peren dhe Mikel Hasanbellin. Plani i tyre i arratisjes ngjason me skenarët e filmave holliwood-ianë. Të tre sharruan hekurat e dritares së qelisë dhe pritën për momentin e duhur. Sapo gjetën hapësirë, Tesi bashkë me dy miqtë e tij, lidhën çarçafë njëri pas tjetrit dhe zbritën në tokë.

 

 

Më pas, për tre vjet Basho ka qëndruar në Shqipëri, ku lëvizte i lirë me makina të blinduara. Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar një shtetas për dhënie pasurie rreth 100 000 euro. Vëllezërit dyshohen gjithashtu edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduuar “Selenica”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme. ©Lapsi.al

 

 

 



7 Comments

  1. Ja dhe nje dege e pemes kriminale te salihut u pre nga policia qe salihu e shan,shume te ardhura nga krimi nuk do shkojne me per familjen berisha

    1. Ah mor te keqen Salehu ty. U bere me pushtet, u poqe, u dogje por prap mbete koqe. Hidhi pak ketchup sufllaqes se nuk hahet thate te ngec ne fyt.

  2. Domethene sipas logjikes tende infantilo sufllaqiste, keta bandite te certifikuar, autore 4 vrasjesh, kishin te pakten 3 vite qe leviznin te lire duke vene gjoba dhe trafikuar, sepse i mbronte Berisha??? Perfundimisht qe nuk e njihni turpin ju vemjet e kuqe

  3. Nga shume Zagare qe salihu ka leshuar neper portale,vetem dy dashnore dolen per ta mbrojtur kete kriminel me pagese salih karaxhic berisha,mbrojeni se prasin prape do ja u fuse ne bythe salihu,nuk jeni te paret ju,ka 30 vjet qe ja u fut prasin dhe me raste dhe plumbin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *