• |
ide | kryesore

A$AP Rocky tregon për varësinë ndaj femrave

Paparazzi, Slider



A$AP Rocky pranoi se është i varur nga seksi që kur ishte në 9-vjeçare.

Në një intervistë me Angie Martinez për “Untold Stories of Hip-Hop,” reperi tha “s’kisha spermë në testikuj ende, por isha kaq i eksituar.”

Sidoqoftë, ka një dallim mes të qenit i eksituar dhe të qenit i varur. Reperi tha se fjala që e përshkruan më mirë është i varur. Kjo s’është hera e parë që Rocky flet për jetën e tij seksuale. Në një intervistë për Esquire, ai zbuloi se kur ishte 13 vjeç, bashkë me vajza dhe djem të tjerë, përkëdheleshin në grup. Gjithashtu pranoi se iu desh të blinte një shtrat me vlerë 100 mijë dollarë “sepse bëj shumë orgji në shtëpi me disa mikesha të miat.”

A$AP Rocky, që është përfolur se ka qenë i lidhur me Kendall Jenner, Rita Ora, Iggy Azalea etj, ka folur për këtë formë poligamie në këngën “Purple Kisses” e vitit 2015. Kur u pyet në do të mund të mbijetonte në një lidhje monogame, ai tha po, por pas një pauze të gjatë.

“Nuk më vjen turp,” tha ai. “Jam shumë i hapur. Nuk bëj asgjë për të cilën më vjen turp.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *