• |
ide | kryesore

Akuza e Haradinajt: Cakaj punoi fshehtas kundër Kosovës. Reagon ministri shqiptar

Lajme, Të fundit

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar ministrin shqiptar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj se ka punuar kundër interesave të Kosovës. Në emisionin “360gradë”, në RTV Ora, Haradinaj tha se Cakaj ka lobuar tek diplomatë të tjerë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Unë nuk e besoj që ai e di se çfarë do të thotë për Kosovën se sa e dëmshme është për të ose ka dëgjuar vetëm argumente të tjera. Neve na thonë diplomatë ndërkombëtarë që ministri i Jashtëm e argumenton e lobon idenë e hapjes së kufijve të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Por kam dëgjuar prej diplomatëve të tjerë pasi kështu po e argumentonte. Cakaj është tërhequr, ndoshta ka 7 ose 8 muaj që nuk lobon më për të. Një vit më parë kur ai mori detyrën ishte mjaft entuziast. Për fat të keq po, Ditmiri jo, pasi ai ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj shefit ose zhvillimeve por nuk u bë kurrë shtytës i kësaj ideje”, – shtoi ish-kryeministri i Kosovës.

I pyetur për këto akuza në emisionin “Open” në TCH, Cakaj tha se nuk janë të vërteta.

“Nuk jam deputet në Kuvendin e Kosovës. Nuk jam pjesë e grupit negociator. Jo, nuk kam lobuar. Kanë hedhur shumë akuza ndaj meje për këtë çështje. Të publikohen emrat e diplomatëve dhe i verifikojmë të gjitha deri në fund” – tha Cakaj.

Për herë të parë, ministri i jashtëm u shpreh kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë vjen pai të njëjtin qëndrim mbajti pka ditë më parë shefi i tij, kryeministri Rama që gjithashtu ndryshoi qëndrim pasi pa se kjo ide ka marrë fund për shkak të kundërshtimit të Gjermanisë. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Pislliqe shqiptaresh. Ndaj njeri tjetrit pastaj behen bashke kunder vendit te vet. Shqiptaret armiku vetvetes gjithmone. Dhe shajne boten pale.

  2. Ky fare ministri qe na e polli Rama flet shume e s’thote asgje, Ka nje zgjuarsi te bezdishme dhe eshte ilanjos! Ne thelb ky eshte produkt i drogave qe perdor Kryeministri Rama.

  3. Ky eshte kopja e Salvinit dhe po ashtu perfundoj.Kosova ja dha pergjigjen se sa vlen si udheheqes.100 mije vota ku nje pjese e mire jane ”veterane”me 2000 deri 3000 euro.

  4. E lidhin planet e ndyta ne emer te te vetmit zot qe njohin keta pisa paras. Plane kurthe felliqsirash. Shok i molliqaj burit te besa shahinit deputet te vetvendosjes nje grup prej te cileve 1 vit me pare kane krijuar parti tjeter duke u larguar. Dhe sigurisht thaci rama i paguar mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu