• |
ide | kryesore

Babalja drejt ekstradimit në Shqipëri

Arkiva



I pandehuri i katërt në procesin e njohur si “Babalja”, i cili është edhe njeriu kyç, Albert Veliu, është në prag të ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje duke dhënë detaje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore deri në mbërritje të Albert Veliut, ndërasa kërkesa e saj është miratuar nga Gjykata.  Ajo  thkeson se seanca e radhës ndaj Albert Veliut do të caktohet me 30 tetor në orën 13:30 minuta.

“Ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin. Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi. Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranon kërkesën dhe seanca e radhës caktohet data 30 tetor, ora 13.30” – thuhet në sqarimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ka siguruar edhe dokumentin në fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *