• |
ide | kryesore

Bashkëpunimi i vitit, një gënjeshtër nga ana e Nicky

Paparazzi, Slider



Në shtator, Nicki Minaj tha se do të hiqte dorë nga karriera për të krijuar një familje.

Të martën, gjatë lançimit të linjës së saj Fendi Prints On, në Beverly Hills, tha se ka gati një bashkëpunim fantastik me Adele. “Po dhe po, po dhe po!” tha Nicki për Entertainment Tonight, kur u pyet nëse ajo dhe Adele kishin ndërmend një bashkëpunim. “Por Adele më bëri të betohem që të mos i tregoj kujt që po punojmë bashkë. Dhe e kemi xhiruar videon. Është një këngë fantastike! Ahh!” Adele është fanse e Nicki-t prej kohësh. Në 2016-n, kur ishte e ftuar në “Carpool Karaoke,” Adele këndoi me mjeshtëri strofën e Nicki-t nga “Monster” dhe videoja u bë virale. Prandaj ky bashkëpunim ishte i çuditshëm, por i justifikueshëm.

Bukur deri këtu. Pasi lajmi mori dhenë dhe e raportuan të gjithë, Nicki iu drejtua Twitter-it që të qartësonte dy gjëra: “Oh Zot. Mendova se ishte e qartë sarkazma ime. Dreqin! Tani duhet të shkoj te studioja e Adele dhe të vjedh ca këngë. Kush është në UK? Kam një punë për ty.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *