• |
ide | kryesore

Blake Lively dhe Ryan Reynolds tregojë gjininë e bebit

Paparazzi, Slider

Ryan Reynolds konfirmoi se Blake Lively solli në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Ai postoi një foto të të treve teksa i buzëqeshin njëri-tjetrit në Kanada. Gjithashtu, çifti zbuloi gjininë e bebit: Është vajzë! Ryan u sigurua t’ia fshihte fytyrën të voglës. Blake dhe Ryan kanë edhe dy vajza më të mëdha, Inez, një vjeç e gjysmë dhe James, katër e gjysmë.

Blake bëri publike shtatzëninë gjatë premierës së Pokemon: Detective Pikachu, mbajtur në maj. 31-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e verdhë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Lindja e vajzës së tretë ndodhi në fshehtësi të plotë thuajse dy javë më parë dhe kjo është hera e parë që çifti e konfirmon.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu