• |
ide | kryesore

Boks/ Patrick Day nuk i mbijeton KO në raundin e 10: amerikani humb jetën nga trauma cerebrale

Sport



Boksieri amerikan, në gjendje të rëndë si pasojë e një KO të dhunshëm të pësuar të shtunën në mbrëmje, ka humbur jetën në moshën 27 vjecare për shkak të dëmtimeve cerebrale. Lajmin e ka bërë të ditur promotori Lou DiBella. “Patrick Day ka vdekur në 16 tetor 2019, për shkak të një dëmtimi cerebral traumatik pësuar gjatë ndeshjes së tij në kategorinë superëelter, kundër bashkëkombasit të tij Charles Conwell”, shkruhet në komunikatë.

“Ishte i rrethuar nga familjarë, miq të ngushtë e anëtarë të skuadrës, mes të cilëve mentori i tij, miku e trajneri Joe Higgins. Në emër të familjes së Patrick, të skuadrës e të të dashurve të tij, jemi mirënjohës për lutjet tuaja, mbështetjen e dashurinë e treguar për Pat” ka thënë Lou DiBella.

Goditjen e tmerrshme Day e pësoi në raundin e 10 që po zhvillohej në Wintrust Arena të Chicago, një e majtë e fuqishme e Conwell, që bëri ti përplasej koka fort kur u rrëzua përtokë. Në vështirësi për gjatë gjithë luftimit, Day ishte luhatur edhe pak më parë, në atë rast, në goditjen me të djathtën e kundërshtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *