• |
ide | kryesore

“E putha për ta ngushëlluar”; Gascoigne përgënjestrohet nga dëshmitarët, Gjykata rrëzon akuzat për dhunë seksuale

Sport



Paul Gascoigne është liruar nga akuzat në procesin që e shihte të dyshuar për dhunë seksuale. Akuza ishte ajo e tentativës për të ngacmuar seksualisht një grua në tren, duke e puthur në buzë pa dëshirën e saj. Një gjykatë në Middlesbrough, pas një procesi që zgjati tre ditë, nuk e ka njohur gjestin si seksual dhe e ka konsideruar natyrën e akuzave si thjesht agresion. “Rifitova besimin tek njerëzimi” ishte komenti i avokatit të ish-lojtarit.

VERSIONI I GAZZA – Gascoigne është mbrojtur duke pretenduar se e ka puthur gruan për ta ngushëlluar, pasi një pasagjer e ofendoi për format e saj fizike. Dëshmitarët e pyetur nuk e konfirmuan tezën, madje deklaruan se Gascoigne ishte dukshëm i dehur, i rrethuar nga shishe birre bosh. Gjykatësit nuk e kanë menduar këtë rrethanë të mjaftueshëm për ta përcaktuar si dhunë seksuale. “Faleminderti jurisë dhe gjykatësve” ishte komenti i Gascoigne, në lot në momentin e leximit të verdiktit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *